Categories: Uncategorized

Shkon në 630 numri i të infektuarve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga të cilat 26 kanë rezultuar me COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në 630, në vendin tonë.

Po ashtu janë shëruar edhe dhjetë pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e tridhjetë e tetë (138) raste.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste Poliçkë dhe dy (2) raste Hodonoc), katër (4) raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy (2) raste Kërninë, një (1) rast Istog dhe një (1) rast Prekallë), katër (4) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Vitomiricë, një (1) rast Lutogllavë, një (1) rast Nabërgjan, dhe një (1) rast Pejë), katër (4) raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre (3) raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan.

Sot më 22 prill 2020, janë shëruar edhe dhjetë (10) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e tridhjetë e tetë (138) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 22 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.372 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej gjashtëqind e tridhjetë (630) raste, ndërsa gjithsej tetëmbëdhjetë (18) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.949 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.610.693 raste të COVID-19 dhe 182.270 raste të vdekjes”. thuhet në njoftim.

të fundit

Liverpooli “çmendet” për Isakun, gati t’i ofrojë 177 milionë euro Newcastleit

Liverpooli po përgatitet të bëjë një tjetër lëvizje të madhe, këtë herë për sulmuesin e Newcastle United, Alexander Isak, raportojnë…

41 minutes ago

Horoskopi 19 qershor 2024, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por…

52 minutes ago

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin…

1 hour ago

VIDEO / Juventusi mysafirë të Donald Trump, presidenti u flet për shumë gjëra jashtë sportit

Skuadra e Juventusit ka bërë bujë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për përgatitjet e saj për debutimin në Kampionat…

1 hour ago

Shpallet “Miss Shqipëria” 2025, kush është vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës

Në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë është zhvilluar mbrëmjen e sotme konkursi i bukurisë “Miss Shqipëria” 2025, një event që…

1 hour ago

VIDEO / Shikoni si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli, goli dhe karton i kuq nga perspektiva e tij

Manchester City e nisi me fitore edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube në formatin e ri, pasi…

1 hour ago