E ardhmja e Shkodran Mustafit mund të jetë Serie A pasi lojtari ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Arsenalit.
Mbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Emirates dhe janë dy skuadra italiane të interesuara për të.
Sipas Calciomercato, kampioni i Botës me Gjermaninë është në shënjestër të Lazios së Igli Tares.
Arsenali është i gatshëm ta shesë lojtarin me një çmim të ulët për 14.5 milionë euro në mënyrë që mos ta humbas me parametra zero gjatë verës së ardhshme.
Interesim për të ka shfaqur edhe Napoli që mund ta humbas Koulibalyn pasi për të ka interesim të madh nga skuadrat e mëdha evropiane.
Problem për italianët mund të jetë paga e lartë e lojtarit pasi që në Arsenal fiton 4.5 milionë euro në sezon.
Mustafi edhe më parë ka luajtur në Serie A ku për dy sezone ka qenë pjesë e skuadrës së Sampdorias.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…