Categories: Uncategorized

Shkëlzen Gashi: Unë asnjëherë nuk kam thënë se UÇK-ja ka kryer krime

Ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka thënë se shqiptarët e Kosovës si shumicë në Kosovë duhet të hapin debat për krimet e kryera.

Shkëlzen Gashi në Rubikon deklaroi se është absurde tentimi për të barazuar krimet.

“Shoqëria kosovare, kur them shoqëria kosovare i mendoj shqiptarët e Kosovës si shumicë në shtetin e Kosovës, duhet të hap debat për këtë temë dhe duhet të diskutoj edhe nuk duhet të frikësohet nga kjo temë sepse askush nuk po tenton t’i barazoj sepse është absurde me tentu me i barazuar këto krime”.

“Është krejt e pamundshme sepse prej 10 të vrarëve 9 janë vra prej forcave serbe Jugosllave dhe edhe po të duam nuk mund t’i barazojmë këto krime edhe duhet të diskutojmë për këtë sepse ky është një nga parakushtet për të pasur marrëdhënie të mira ndër fqinjësore dhe për tu integruar bashkë në strukturat Euroatlantike.”

Gashi theksoi se asnjëherë nuk ka thënë se UÇK-ja ka kryer krime, mirëpo përfaqësuesit e Gjykatës Speciale gjithmonë e kanë bërë të qartë se UÇK-ja nuk ka bërë krime por dyshohet se individ brenda saj kanë kryer krime ndaj pjesëtarëve të pakicave etnike.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime dhe nuk besoj që e ka thënë dikush prej ndërkombëtarëve që është marrë me këto duke filluar nga Carla Del Ponte, prokurores zvicerane që ka qenë kryeprokurore e tribunalit ndërkombëtar për krime luftë në Ish Jugosllavi e cila ka qenë e para që e ka hap këtë temë kështu më seriozisht, e duke vazhduar me Dick Marty ose Clint Williamson, prokurori amerikan edhe me vetë Gjykatën Speciale edhe vetë përfaqësuesit e Gjykatës Speciale gjithmonë e kanë bërë të qartë që nuk është UÇK-ja që ka bërë krime por dyshohet se individ brenda UÇK-së kanë kryer krime ndaj pjesëtarëve të pakicave etnike dhe këto krime duhet të gjykohen edhe nëse ka dëshmi të pakontestueshme edhe të dënohen”, deklaroi Gashi.

të fundit

Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…

8 minutes ago

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

27 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

55 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago