Categories: Uncategorized

Shkarkohet drejtori i Trepçës: Fshesa e Kurtit më kapi, por do bëj padi

Pak minuta më parë është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Basri Ibrahimi.

Ai ka konfirmuar për IndeksOnline duke thënë se tani i erdhi radha që “fshesa”e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ta prek edhe atë.

Ibrahimi ka kontestuar këtë vendim të bordit të përkohshëm të Trepcës, duke thënë se ai është marrë pa kuorum.

“Po është e vërtet. Edhe mu më erdhi radha nga fshesa e Vetëvendosjes për largimin e bordeve dhe kryeshefave ekzekutiv. Një vendim politik që nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi nuk bazohet në performancën. Vendim është marrë pa kuorum, pasi që Vetëvendosje nuk e ka ditur, por në bord dhe për vendime duhet të jenë 9 anëtar, ndërsa ata janë vetëm katër. Kjo tregon se sa dinë kjo qeveri”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas tij qeveria në detyrë ka penguar punën e kësaj ndërmarrje dhe këtij menaxhmeti, duke mos ua alokuar as parat për pagat e punëtore, e rrjedhimisht ka shkaktuar pakënaqësi tek ta.

“Ky bord pa kuorom më ka shkarkuar në mënyrë arbitrare dhe me kërkesë nga ministra Hajdari, këtë po e bazojë në ligjin që është dashur të alokohen, me ditë të tëra i kam kërkuar të na lejojnë ato paga, për minatorët. Nuk është lejuar ekzekutimi i tyre sepse këtë muaj nuk kemi arritur të paguajmë pagat, por kjo jo për shkak të prodhimit por kjo ka qenë kryekëput e orkestruar nga ta për të shkaktuar pakënaqësi tek punëtorët”, tha ai.

Ibrahimi ka thënë se do t’i përdor të gjitha masat ligjore për të parandaluar jetësimin e këtij vendimi dhe se po ashtu do të ngrisë padi ndaj këtij bordi.

“Unë do t’i përdori të gjitha masat juridike që mundem, por edhe do të ngreh padi edhe ndaj anëtarve të bordit, sepse vendimi nuk është bërë në kuadër të performacës dhe nuk ka asnjë bazë ligjore”, nënvizoj ai.

të fundit

Për herë të katërt! Enrique Iglesias do të bëhet baba në moshën 50 vjeçare

Këngëtari dhe ish-tenistja janë rikthyer në lajmet rozë ndërsa përgatiten të mirëpresin një anëtar të ri të familjes. Imazhet e…

16 seconds ago

Policia aksion në Shkozet, arrestohen disa persona

Policia e Shtetit ka zbarkuar pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit. Mësohet se policia po zhvillon një aksion. Ende…

18 minutes ago

Osmani në takim me përfaqësuesin francez kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin René Troccaz, ku u…

34 minutes ago

Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT për arrestimin e inspektorëve

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në…

36 minutes ago

Diddy triumfon në gjyq! Rrëzohet padia për abuzim seksual

Diddy ka fituar një çështje gjyqësore civile, ndërsa mbetet në paraburgim duke pritur dënimin në gjyqin e tij federal. Sipas…

48 minutes ago

Arrestohet piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Mitrovica e Veriut, dyshohet se spiunuan për Serbinë

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën…

54 minutes ago