Categories: Uncategorized

Sëmundja “gjuha e kaltër” dyshohet se ka prekur edhe Kosovën

Dy ferma në komunën e Shtërpcës dyshohet se janë të prekura nga sëmundja e kafshëve e njohur si “gjuha e kaltër”.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Agjencisë e Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi.

Të lidhura

None found

Kjo sëmundje nuk mund të bartet tek njerëzit, ndërsa të kafshët e bartin mushkonjat dhe rriqrat, por megjithatë nuk duhet të konsumohet mishi i shtazëve të prekura nga kjo sëmundje.

Ajo shpërndahet tek kafshët, kështu që gjuha pas kafshimit të mushkonjave ose rriqrave i bëhet e kaltër, pas së cilës kafsha nuk mund të ushqehet dhe si pasojë e kësaj kafsha ngordh.

Kjo sëmundje është prezentë në Maqedoninë e Veriut dhe AUVK sot ka marrë masën e ndalesës të kafshëve në komunat e brezit kufitar me këtë shtet ku përfshihet Dragashi, Prizreni, Shtërpca, Kaçaniku, Hani i Elezit, Ferizaj dhe Vitia.

“Nga njoftimi zyrtar i dhënë nga Republika e Maqedonisë Veriore mbi prezencën e sëmundjes gjuha e kaltër, ne menjëherë kemi marr masat e ndalesës së kafshëve nga Maqedonia në Republikën e Kosovës, dhe kemi marrë lajmërimet nga veterinaret e terrenit se kemi raste të dyshimta në komunën e Shtërpcës dhe komunat që janë në brezin kufitar me Maqedoninë dhe në bazë të vlerësimeve AUVK nga sot mori masat e ndalesës të kafshëve në komunat e brezit kufitar me Republikën e Maqedonisë ku përfshihet Dragashi, Prizreni, Shtërpca, Kaçaniku, Hani i Elezit, Ferizaj dhe Vitia. […] Sëmundja është më shumë një sëmundje ekonomike e cila prek kryesisht delet, më pak dhitë dhe shumë më pak gjethet dhe kjo sëmundje nuk përhapet tek njeriu. Si përhapës të kësaj sëmundje janë insektet apo mushkonjat…. deri më tani kemi dy raste të raportuara nga ana e veterinerëve të kontraktuara nga AUVK dhe inspektorët janë në terren duke e monitoruar situatën”, deklaroi Thaçi.

Rastet e dyshuara me këtë sëmundje bën që AUVK të urdhërojë mbylljen e tregjeve të kafshëve, që edhe pse aktualisht janë të mbyllura me vendim qeveritar për shkak të pandemisë Covid-19, ato nuk do të mund të hapen pa kaluar edhe situata me sëmundjen “gjuha e kaltër”.

Gjithsesi, me një mjekim adekuat kafshët që kanë shenja të kësaj sëmundjeje mund të mjekohen dhe të shpëtojnë.

Edhe komunat tashmë obligohen që të caktojnë lokacionet për groposjen e kafshëve të cilët mund të ngordhin nga kjo sëmundje. Gjithashtu, autoritetet lokale duhet të dezinfektojnë fermat e prekura nga sëmundja “gjuha e kaltër”.

“Komunat janë të obliguara që të caktojnë lokacionet për groposjen e kafshëve të cilat mund të ngordhin nga kjo sëmundje po ashtu inspektorët në terren janë profesionistë të fushës dhe janë të obliguar të mjekojnë kafshët që kanë shenja klinike sepse me një mjekim adekuat kafshët mund të shpëtojnë dhe po ashtu ne nga ky moment i shpallim të mbyllura tregjet edhe pse edhe me vendim të qeverisë janë të mbyllura por për shkak të sëmundjes do qëndrojnë ta mbyllura derisa të kalojë kjo gjendje dhe po ashtu kërkohet që fermat e kësaj zonë të dezinfektohen”, tha ai.

të fundit

U lirua dje nga detyra, Klevis Qose i jep lamtumirën Drejtorisë së Burgjeve, i falenderon një për një të gjithë dhe liston arritjet e tij

Ish-drejtori Klevis Qose, i cili prej ditës së djeshme nuk është më në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve,…

14 minutes ago

FOTOT/ Dolce tërheq vëmendje me paraqitjen e fundit në Instagram, shfaq fizikun e tonifikuar

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me publikimet…

21 minutes ago

Votimi i projektligjeve në Kuvend/ Pesë deputetë të PS-së votojnë kundër Denar Bibës, rrëzohet projektligji për administrimin e pasurive të propozur nga Balliu

Pesë deputetë të maxhorancës kanë votuar kundër Denar Bibës si anëtar të Autoritetit të Konkurrencës për një tjetër mandat në…

39 minutes ago

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, është bërë pjesë e një momenti jo të zakonshëm dhe shumë “New York…

49 minutes ago

GREQI/ Një viktimë pas kalimit të stuhisë ”Erminio”

Një person ka vdekur dhe dëme serioze janë raportuar në Atikë, pas ndikimit gjithëpërfshirës të sistemit të motit të ashpër…

51 minutes ago

“Miratuan 7-8 projektligje pa asnjë diskutim”, Bardhi jashtë Kuvendit: Deputetet gra u kërcënuan, Balla s’ka guxim të merret me burrat

Në shkelje të rregullores, kryetari i Kuvendit nuk na dha fjalën. Kërkova që heshtja solemne në nderim të 4 dëshmorëve…

52 minutes ago