Categories: Uncategorized

Sekretari i OVL UÇK-së: Në dosje ishin edhe komunikimet e Speciales me Prokurorinë e Serbisë

Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, tha se në dosjet që iu sollën në zyre të tyre kanë parë komunikime mes Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Serbisë për intervista që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës.

Mirëpo, Klinaku tha se këto intervistime në Serbi u bënë nën presion dhe sikur të mos përgjigjeshin do të mund edhe të vriteshin, njofton Klan Kosova.

Të lidhura

None found

“Ata vazhdimisht komunikojnë me prokurorinë e pushtuesit serb dhe dosjet jo vetëm të kësaj gjykate, por edhe të UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë bashkëpunuar me Serbinë për t’i akuzuar ish-luftëtarët e UÇK-së. Çdo gjë që heton Serbia e dimë që e bën me qëllime të caktuara dhe ka shpifur për krime lufte. Kemi kërkuar që të ketë gjykatë vendore që ta bëjë këtë, por deputetët e kanë bërë një gabim të madh kur e kanë votuar Gjykatën Speciale. Ne kemi kërkuar që të ndryshohet ligji rreth kësaj gjykate që të heton të gjitha krimet e luftës”.

Klinaku në Sytë 7 në Klan Kosova ka treguar se si erdhën pakot në zyre të OVL UÇK-së dhe pse vendosën që t’ua japin mediave disa kopje.

“I kanë sjellë vetëm me paketë dhe i kanë lënë në recepsion. Pastaj, ka ardhur punëtorja dhe shpejt na ka treguar se i ka sjellë dikush ato. Kryetari Gucati, nënkryetari Haradinaj dhe unë dolëm dhe thamë mos e prekni paketën sepse jemi frikësuar se mund të ketë diçka. Më pas ngadalë e kemi parë që ka dokumente. Rastin e kemi njoftuar menjëherë te mediat sepse vazhdimisht nuk i kemi besuar prokurorisë apo drejtësisë ndërkombëtare, prandaj kemi dashur ta njoftojmë popullin me këtë ngjarje që ka ndodhur”.

“Pastaj, hetuesit e Dhomave Speciale (katër zyrtarë civilë) kur kanë qenë në zyre iu kemi thënë se e kemi konsideruar si provokim, prandaj edhe e kemi njoftuar popullin. Tri kopje ia kemi dhënë mediave dhe një që e kemi ruajtur për Prokurorinë e Kosovës, ua dhamë atyre. Absurdi është se edhe pse ia kemi dhënë kopjet gazetës “Infokus” kanë shkuar dhe e kanë marrë, edhe pse ai medium nuk kanë bërë publikime të emrave”.

“Kjo gjykatë jo vetëm që është politike por edhe antidemokratike, sepse mediave nuk mund t’ia ndalosh të publikojnë komunikimet që i kanë bërë me Prokurorinë e Serbisë. Është e drejtë e gazetarëve që t’i publikojnë ato”.

Por, çfarë përmbajnë këto dosje?

“Ka ripërsëritje të këtyre intervistave dhe ka komunikime të Prokurorisë Speciale me atë të Serbisë që me emra të këtyre dëshmitarëve kërkojnë t’i intervistojnë njerëzit. Janë të vitit 2008,2009, 2015 komunikime të vazhdueshme që kërkojnë t’i intervistojnë ata njerëz që i kanë intervistuar ata. Ka serbë dhe shqiptarë, romë dhe turq”.

të fundit

Një viktimë dhe një i plagosur nga aksidenti në autostradën Vlorë-Fier

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje më 16 nëntor në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se si pasojë e aksidentit,…

45 seconds ago

AUV urdhëron heqjen nga shitja të një serie qumështi VITA 3.2% për shkak të aflatoksinës së lartë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një serie të qumështit VITA UHT 3.2%, pasi…

57 seconds ago

Prokuroria në Ohër ngre aktakuzë dhe kërkon paraburgimin e të akuzuarit për dhunën ndaj 26-vjeçares

Prokuroria Themelore Publike e Ohrit menjëherë ndërmori të gjitha veprimet dhe ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër një personi për…

13 minutes ago

Dimitrieska-Koçoska: The 2027 budget provides for higher wages and pensions, with no changes to taxes

Ana e të ardhurave të Buxhetit të vitit 2027 është projektuar me kujdes për shkak të pasigurisë globale, por edhe…

26 minutes ago

Protest outside the Prime Minister’s Office in Tirana, clashes between citizens and police

Ka nisur protesta edhe gjatë ditës së sotme. Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Qytetarët kanë dalë në protestë, edhe pse…

27 minutes ago

Balliu compares 150 million in VAT with 490 million for incinerators and accuses Rama of abusing public funds

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, duke e…

27 minutes ago