Categories: Uncategorized

Sekretari i OVL UÇK-së: Në dosje ishin edhe komunikimet e Speciales me Prokurorinë e Serbisë

Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, tha se në dosjet që iu sollën në zyre të tyre kanë parë komunikime mes Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Serbisë për intervista që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës.

Mirëpo, Klinaku tha se këto intervistime në Serbi u bënë nën presion dhe sikur të mos përgjigjeshin do të mund edhe të vriteshin, njofton Klan Kosova.

“Ata vazhdimisht komunikojnë me prokurorinë e pushtuesit serb dhe dosjet jo vetëm të kësaj gjykate, por edhe të UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë bashkëpunuar me Serbinë për t’i akuzuar ish-luftëtarët e UÇK-së. Çdo gjë që heton Serbia e dimë që e bën me qëllime të caktuara dhe ka shpifur për krime lufte. Kemi kërkuar që të ketë gjykatë vendore që ta bëjë këtë, por deputetët e kanë bërë një gabim të madh kur e kanë votuar Gjykatën Speciale. Ne kemi kërkuar që të ndryshohet ligji rreth kësaj gjykate që të heton të gjitha krimet e luftës”.

Klinaku në Sytë 7 në Klan Kosova ka treguar se si erdhën pakot në zyre të OVL UÇK-së dhe pse vendosën që t’ua japin mediave disa kopje.

“I kanë sjellë vetëm me paketë dhe i kanë lënë në recepsion. Pastaj, ka ardhur punëtorja dhe shpejt na ka treguar se i ka sjellë dikush ato. Kryetari Gucati, nënkryetari Haradinaj dhe unë dolëm dhe thamë mos e prekni paketën sepse jemi frikësuar se mund të ketë diçka. Më pas ngadalë e kemi parë që ka dokumente. Rastin e kemi njoftuar menjëherë te mediat sepse vazhdimisht nuk i kemi besuar prokurorisë apo drejtësisë ndërkombëtare, prandaj kemi dashur ta njoftojmë popullin me këtë ngjarje që ka ndodhur”.

“Pastaj, hetuesit e Dhomave Speciale (katër zyrtarë civilë) kur kanë qenë në zyre iu kemi thënë se e kemi konsideruar si provokim, prandaj edhe e kemi njoftuar popullin. Tri kopje ia kemi dhënë mediave dhe një që e kemi ruajtur për Prokurorinë e Kosovës, ua dhamë atyre. Absurdi është se edhe pse ia kemi dhënë kopjet gazetës “Infokus” kanë shkuar dhe e kanë marrë, edhe pse ai medium nuk kanë bërë publikime të emrave”.

“Kjo gjykatë jo vetëm që është politike por edhe antidemokratike, sepse mediave nuk mund t’ia ndalosh të publikojnë komunikimet që i kanë bërë me Prokurorinë e Serbisë. Është e drejtë e gazetarëve që t’i publikojnë ato”.

Por, çfarë përmbajnë këto dosje?

“Ka ripërsëritje të këtyre intervistave dhe ka komunikime të Prokurorisë Speciale me atë të Serbisë që me emra të këtyre dëshmitarëve kërkojnë t’i intervistojnë njerëzit. Janë të vitit 2008,2009, 2015 komunikime të vazhdueshme që kërkojnë t’i intervistojnë ata njerëz që i kanë intervistuar ata. Ka serbë dhe shqiptarë, romë dhe turq”.

të fundit

Thika e goditi afër zemrës, 27-vjeçari nga Korça niset me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet

27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…

19 minutes ago

Alaska 2025/ Konfirmohet përbërja e delegacionit amerikan dhe atij rus

Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…

38 minutes ago

Pa zbritur mirë në Alaskë, gazetarët në “sulm” ndaj Putinit: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?”- Presidenti rus “përgjigjet” duke…

Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…

1 hour ago

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin

Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve të SHBA, Donald…

1 hour ago

FOTO/ Trump pret Putin, dy liderët të buzëqeshur shtrëngojnë duart në Alaska

Ppresidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot nga tregojnë…

2 hours ago

Gati për takimin e shumëpritur, Trump zbarkon i pari në Alaskë

Tapeti i kuq është shtruar mes avionëve ushtarakë, duke krijuar një atmosferë solemne për pritjen e Vladimir Putinit dhe Donald…

2 hours ago