Categories: Uncategorized

Sekretari amerikan: Kemi bërë një hap të mirë me Kosovën e Serbinë, por ka ende shumë punë

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, u zotua të premten gjatë një vizite në Dubrovnik, qytetin bregdetar kroat se Washingtoni do të mbetet “jashtëzakonisht i angazhuar” në Ballkan, duke theksuar se edhe me Kosovën e Serbinë kanë bërë një hap të mirë përpara, por që ka ende shumë punë për të bërë.

Sekretari Pompeo i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Ai vlerësoi lartë dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arrit muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara nuk udhëheqin më duke qëndruar prapa. Ne kemi qenë tepër të angazhuar në këtë rajon në frontin diplomatik. Ju përmendët punën që kemi bërë me Kosovën dhe Serbinë. Edhe atje ka më shumë punë për të bërë. Është një proces, por kemi bërë një hap të parë të mirë, një veprim të mirë përpara”, tha ai duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë serioze edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Shtetet e Bashkuara do të përdorin mundësitë e tyre diplomatike për të qëndruar të angazhuara dhe për të siguruar një rezultat atje që sjell një gjë të mirë për Evropën, një gjë të mirë për qytetarët e Kroacisë, një gjë të mirë për qytetarët e rajonit”, tha sekretari Pompeo.

Vizita e sekretarit Pompeo në Dubrovnik, qytetin buzë Detit Adriatik, ishte hapi i fundit i turneut të tij evropian që përfshinte gjithashtu Greqinë, Italinë dhe Vatikanin.

Sekretari Pompeo tha se do të vazhdojë vizitën e tij të planifikuar për javën e ardhme në Japoni, Korenë e Jugut dhe në Mongoli, me gjithë njoftimin se presidenti Donald Trump është prekur nga koronavirusi.

Ai tha se është testuar sërish dhe doli negativ për COVID-19, ndërsa vizitë në Azi është dëshmi e përkushtimit të fuqishëm amerikan ndaj aleatëve dhe miqve në rajon./VOA/

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

18 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

39 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago