Categories: Uncategorized

Seanca nis një orë me vonesë, nuk formohet kuorumi për rezolutën e LVV

Më shumë se një orë me vonesë ka filluar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Seanca e paraparë të nisej në ora 10:00 ka filluar në ora 11:10 për shkak të mungesës së deputetëve.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar rezolutën e LVV’së për dialogun.

“Nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për të votuar propozim rezolutën për dialogun, por, mund të procedojmë me pikat tjera të rendit të ditës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së kuorumit, vazhdohet me një pikë tjetër të rendit të ditës.

“Pika e radhës është interpelanca e Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj e nënshkruar nga deputetë të LVV’së për kushtet e mësimit në Kosovë. Në bazë të rregullores, interpelanca mund të zgjasë deri në tri orë”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani

të fundit

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

4 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

31 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

48 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

55 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

2 hours ago