Categories: Uncategorized

Rritja e rasteve me koronavirus, paralajmërohen masa të reja anti-Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se situata epidemiologjike në Kosovë është e qëndrueshme tani për tani por që puna duhet të vazhdojë.

Ai ka njoftuar se është takuar me drejtorin IKSHPK-së, Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës, Lul Raka, dhe me Visar Berishën nga zyra e kryeministrit për të analizuar situatën me e COVID-19 si dhe për të marrë masa të reja, pas hapjes së shkollave.

“Tash për tash, situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, por puna duhet të vazhdojë dhe asesi nuk duhet të relaksohemi. Në takim pune që zhvillova gjatë pasdites së sotme me drejtorin e IKSHPK-së, Prof. Dr Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Prof. Dr Lul Raka, Dr. Visar Berisha nga zyra e kryeministrit si dhe me bashkëpunëtorët e tjerë analizuam situatën me Covid 19 dhe hapat që duhet t’i ndërmarrim në ditët në vijim sa i përket masave të reja”, deklaroi ai përmes një postimi në “Facebook”, përcjell Zeri.info.

Zemaj thekson se prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë vazhdon të jetë lufta kundër COVID-19 por, duke mos i lënë anash projektet e tjera.

“Theksoj përsëri që tashmë kur kemi hapjen e shumicës së shkollave në nivel vendi është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional. Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi dhe unë si ministër në veçanti do të jemi të përkushtuar ta ruajm shëndetim publik para se gjithash”, tha Zemaj, ndërsa kërkoi nga qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë masat.

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

8 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

25 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

32 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

59 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago