Categories: Uncategorized

Rrëfimi prekës i Sabri Fejzullahut: Kur u ktheva, e gjeta Prishtinën e shkretë

Këngëtari Sabri Fejzullahu sot është nderuar me çmimin “Çelësi i Kryeqytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, ka rrëfyer përjetimin e tij për kohën e luftës dhe kthimin në Kosovë. I ftuar në T7 ai ka folur edhe për kohën kur ka qëndruar në Strugë bashkë me familjen.

Të lidhura

None found

“Në ditën e Bajramit e thirra vëllain, më tregoi që janë të bllokuar të gjithë. Të gjithë kosovarët interesoheshim ku i kemi familjarët. Kur vinte mbrëmja, thoshim o Zot a do të fluturojnë aeroplanët për të bombarduar, o Zot a do të kthehemi”, ka thënë Fejzullahu në Frontal.

Fejzullahu tha se gjatë kohës së luftës kur ishte larg Prishtinës, i mungonte qyteti por edhe njerëzit, për të cilët nuk dinte a ishin gjallë.

“Nga Prishtina më mungonin njerëzit, nuk dija për fatin e askujt. Nuk dinim askush për askënd ku jemi, thosha a do të jemi të lirë athu. Njerëzit tregonin se kanë shkatërruar gjithçka në Prishtinë”, ka thënë ai.

Fejzullahu tha se emocionet e kthimit në atdhe pas përfundimit të luftës janë të papërshkrueshme.

“Prishtina ishte shkret, katastrofë, si çdo qytet. Më e keqja ishte se nuk e dinim si po ndodh me qytetet tjera. Ditën e parë kur kam ardhur në Prishtinë, në hotel Grand kam shku me pi kafe, kanë qenë do djem të rinj me veshje të UÇK’së, ka pasur edhe të huaj e gazetarë. Frikësohesha me hy, nuk e dija a kam të drejtë. Më thanë o axha Sabri, hyr, Kosova është e lirë, nuk ka më vrasës”, ka thënë Fejzullahu.

të fundit

Arlinda Zekaj njoftoi në korrik për armën e Jeton Sylajt, por ajo u kontrollua vetëm pas vrasjes

Arlinda Zekaj i tha Policisë më 10 korrik se ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, posedonte armë zjarri me leje dhe…

6 minutes ago

Aksioni i IQMT-së dhe Policisë së Kosovës në veri, mbyllen shtatë biznese dhe shqiptohen shtatë gjoba

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë mbrëmjes së kaluar kanë zhvilluar një…

7 minutes ago

Tirana pret Egnatian në stadiumin e Vorës, impianti që është kthyer në makth për Partizanin

Tirana - EgnatiaNë kushtet kur po punohet për përmirësimin e fushës së stadiumit “Selman Stërmasi”, ekipi i Tiranës po luan…

15 minutes ago

Avokatët i japin fund bojkotit në GJKKO, rikthimi në seanca nis të hënën

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për…

15 minutes ago

Emiljano Vila bashkohet me Sopotit, mesfushori 38-vjeçar gati për aventurën e re

Emiljano VilaEdhe pse në moshën 38-vjeçare, Emiljano Vila e ndjen veten ende të dobishëm për të luajtur futboll konkurrues [...]Read…

21 minutes ago

Bytyçi: Rama is silent about Vučić’s defeat because he is beholden to agreements with Serbia

Humbja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi dhe fitorja e listës së mbështetur nga lëvizja…

27 minutes ago