Amir Rrahmani u bashkua me Napolin këtë verë pasi kaloi një sezon shumë të mirë me fanellën e Veronës.
Në fakt, mbrojtësi kosovar u ble nga De Laurentis në janar por mbeti i huazuar për gjysmën tjetër të sezonit, shkruan Indeksonline.
Këto ditë, Rrahmani ka zhvilluar stërvitjet e para nën drejtimin e Gattusos dhe sot u paraqit në një konferencë për media.
Ai shpreson që ky sezon të jetë më me fat për të dhe të gjejë rrugën e golit që i mungoi te Verona.
“Nuk kam shënuar asnjë herë në Serie A, pavarësisht që kam pasur shumë tentime. Shpresoj që këtë sezon të kem më tepër fat”, ka thënë Rrahamni.
“Kalova një sezon shumë të rëndësishëm te Verona dhe jam i lumtur me atë që arrita”, tha ndër të tjerash ai.
“Në të kaluarën kam luajtur edhe si mbrojtës krahu. Jam në dispozicion të trajnerit për të gjitha pozicionet”, tha Rrahmani në konferencën për shtyp.
Rrahmani është ftuar edhe nga Challandes për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Moldavisë dhe Greqisë.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…