Shtatori pritet të fillojë me ulje temperaturash, rikthehen vranësirat e reshjet e shiut.
Nesër do të marrë mot i nxehtë, pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata diellore. Pasdite mundësi për rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në lindje dhe jug të vendit.
Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten ndërmjet 17 deri 30 gradë Celsius, e në vise malore 14-24 gradë Celsius. Fillimisht do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi, e pasdite dhe në mbrëmje nga verilindja me shpejtësi 6-14m/s.
Pasnesër do të jetë më freskët dhe pa reshje, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale diellore. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 12 deri 26 gradë Celsius, e në vise malore 9-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s, njofton Prishtina Weather.
Nga dita e enjte do të ketë më shumë diell dhe pa reshje, ndërsa temperaturat do të luhaten brenda vlerave mesatare, e në fundjavë me tendencë rritjeje.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…