Categories: Uncategorized

Reagon komuna e Kamenicës: KFORI tha se kishin aksion të përbashkët me ushtrinë serbe

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati tha se KFOR’i u ka sqaruar se patrullimet e xhandarmërisë serbe dje në Karaçevë kanë qenë aksion i përbashkët me forcat paqeruajtëse të tyre. Kastrati tha se si komunë e as nga policia nuk kanë qenë të informuar paraprakisht për këtë aksion të përbashkët.

Ngjarja e djeshme në Karaçevë të Kamenicës ku xhandarmëria serbe janë parë duke hyrë në thellësi të fshatit ka zgjuar jo pak reagime.

Kryetari i Kamenicës Kastrati tha se i ka shprehur shqetësimin e tij KFOR’it pasi pavarësisht aksionit të përbashkët, xhandarmëria serbe nuk ka të drejtë të futet në brendi të territorit të Kosovës.

“Me të pranuar informatën, menjëherë kam kontaktuar me nivelin qendror për shkak që mbrojtja e kufijëve është në mandatin e tyre. Kam biseduar edhe me KFOR-in sepse askush nuk mund të hyj në atë pjesë pa pasur fillimisht leje të veçantë nga ta. Sipas tyre ka qenë kontroll i përbashkët me ushtrinë serbe, për çka edhe ua shpreha shqetësimin tonë si komunë sepse pavarësisht aksioneve të përbashkëta ata nuk kanë pasur të drejtë të hyjnë thellë brenda territorit, pra në vendin ku edhe janë marrë pamjet”, tha Kastrati për Express të shtunën.

Kastrati tutje tha se nuk kanë qenë të informuar paraprakisht si komunë për këtë aksion të përbashkët të KFOR’it me ushtrinë serbe.

“Nga informatat që kemi as Policia e as ne si komunë nuk kemi qenë të njoftuar paraprakisht për këtë aksion të përbashkët, e normalisht që kjo ka sjellë shqetësim për banorët e asaj ane sepse nuk është hera e parë që ata përballen me diçka të tillë”, tha Kastrati.

Ai u shpreh po ashtu se kësaj radhe xhandarmëria është futur në zonën e fshatit ku frekuentohet nga të gjitha moshat.

“Madje kësaj rradhe kanë hyrë në një territor të frekuentuar nga të gjitha moshat. Për shkak të një gabimi në Marrëveshjen e Kumanovës në vitin 1999, ata ndihen të provokuar që organet e Serbisë hyjnë brenda vendbanimeve të tyre, aq më pak në këtë thellësi territoriale që nuk parashihet as me këtë marrëveshje të 99-tës”, u shpreh Kryetari i Kamenicës.

Ndërkohë Ministri Anton Quni gjatë ditës ka thënë se në lidhje me këtë rast KFOR’i dhe organet e tjera të sigurisë janë duke e hetuar rastin.

“Rasti është duke u hetuar nga autoritetet e KFOR-it dhe institucionet vendore të sigurisë.Besoj se së shpejti do ta kemi raportin e saktë mbi natyrën dhe motivin e kësaj ngjarjeje.Nga ana e FSK-së janë duke u zbatuar veprimet e duhura nën drejtimin e Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama”, tha Ministri i Mbrojtjes.

Kurse policia e Kosovëskanë deklaruar se kanë njoftuar KFOR’in për patrullimin e xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Ata thanë po ashtu se njësitet kufitare të tyre kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por që nuk kanë hasur në ushtri të Serbisë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago