Categories: Uncategorized

Rashica synon kualifikimin në “Euro 2020”: So të ishte arritja më e madhe për Kosovën

Ylli kosovar synon ta sigurojë kualifikimin me “Dardanët” në Euro 2020 përmes Ligës së Kombeve. Ai i ka përshkruar ndjenjat që i përjeton me Verdhekaltrit dhe ka folur edhe për tifozët kosovarë

Milot Rashica është i fokusuar për momentin tek ekipi i tij, Werder Bremen, me të cilin po bën paraqitje mbresëlënëse.

Por, në mendjen e tij nuk ka se si të mos jetë edhe Përfaqësuesja e Kosovës.

Pas dy muajsh, “Dardanët” i pret një ndeshje jetike me Maqedoninë e Veriut, në gjysmëfinale të “Play-Offit” të Ligës së Kombeve.

Përmes ndeshjet që do të luhet në Shkup, Kosova mund ta kërkojë kualifikimin në Euro 2020 në finalen eventuale ndaj Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.

Dhe, vushtrriasi shprehet optimist se trupa e Bernard Challandesit do të kalojë mirë në muajin mars.

“Për ne, kualifikimi në Evropian do të ishte gjëja dhe e arritura më e madhe e të gjitha kohëve”, ka thënë Rashica për uebfaqen zyrtare të Werder Bremenit.

23 vjeçari e ka kujtuar edhe ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës ndaj Finlandës, në kualifikimet e Botërorit 2018, vetëm pak muaj pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Atë takim, ai e konsideron si të paharrueshëm dhe vërtet historik.

Rashica po ashtu iu ka treguar gjermanëve se kudo që shkon, ekipi kombëtar i Kosovës i ka prapa tifozët, por edhe mbarë popullin kosovar.

“Kudo që shkojmë, të gjithë na vijnë pas. Njerëzit mbesin në rrugë pasi stadiumet janë shumë të vogla për ne. Një stadium më i madh do të ndërtohet, sepse kapaciteti i stadiumit aktual nuk e përballon kërkesën e lartë të tifozëve. Është një çmenduri”, ka përfunduar Rashica.

Kosova e bëri një kampanjë të shkëlqyeshme në kualifikimet e Euro 2020, por përfundoi në pozitën e tretë në Grupin A, prapa Anglisë e Republikës Çeke, që ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar direkt.

Tash, Rashica me shokë do të mundohen ta shfrytëzojnë Planin B për ta prekur ëndrrën evropiane.

të fundit

Sara Mila reagon ashpër ndaj Andi Bushatit: Ai është dhunues publik i vajzave në politikë, nuk do të hesht

Sara Mila, kandidatja 29-vjeçare e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, rezultoi më e votuara mes të gjithë socialistëve në…

56 seconds ago

Në bashkëpunim me të vëllanë tentuan të vrasin kushëririn e tyre, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Një person është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve, 32-vjeçari së bashku më vëllain e tij,…

24 minutes ago

Kallas në Shkup: BE mbështet Maqedoninë e Veriut. Integrimi më i shpejtë, vetëm nëse ka vullnet politik

Përfaqësuesja e lartë e BE, Kaja Kallas ka zhvilluar një vizitë në Shkup. Ajo u shpreh se BE është mbështetës…

33 minutes ago

Presidenti Begaj pritet me ngrohtësi nga komuniteti shqiptar në Philadelphia

Një pritje e përzemërt iu rezervua Presidentit të Republikës Bajram Begaj nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, ndërsa ndodhet në Shtetet…

36 minutes ago

Nga nesër rihapet për qarkullim tuneli i Llogorasë, lidh Dukatin me Palasën në vetëm 10 minuta

Nga e shtuna, 24 maj 2025, tuneli i Llogarasë do të hapet për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtruar ndjeshëm kohën…

49 minutes ago

Aktori i dyshuar se ngriti një “shtëpi bari” në Australi, “hakmerret” Bardhi: Bota rrotullohet

Aktori i njohur Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin ngritur një shtëpi bari në Australi…

1 hour ago