Categories: Uncategorized

Rama: Erdha në Kosovë për të iu dhënë mbështetje liderëve politikë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pasi ka përmbyllur vizitën e tij 24 orëshe në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për medie në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pas aktakuzave të publikuara nga Dhomat e Specializuara ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Rama ka thënë se ai ka ardhur në Kosovë, si shkak i një nevoje kombëtare për t’i dhënë Kosovës dhe përfaqësuesve të saj politik mbështetjen e plotë të shtetit shqiptarë.

Të lidhura

None found

“Dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj për t’i dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politik të saj në kushtet kur e dimë të gjithë ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë. Pothuajse për dy dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, është mbështetur dhe është zhvilluar si një proces i pandalshëm nga procesi i shtet ndërtimit, procesi i pajtimit ndëretnik, procesi i integrimit evropian, procesi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Madje në këtë formë është formuar edhe në strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimore nga BE, ndërkaq është e kuptueshme se procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm çështjet e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë, por është edhe një çështje e ndërtimit të së ardhmes ndërmjet politik”, tha Rama.

Rama ka thënë tutje se komunikata e publikuar me aktuzën ndaj Thaci e Veselit, i ngjason me ato të komunizmit që bëheshin në kohën e revolucionit kinez dhe sipas tij është e pashembullt.

Ajo e bërë pak ditë para se delegacioni kosovar të nisej për në SHBA, sipas tij lë shije të hidhur

“Komunikata e ashtuquajtur për muaj një flet rrufe e ngjashme si dy pika uji e komunikatave në thojza, publike përgjatë revulozionit kinez, një shfaqje të cilën ne e kemi jetuar në Shqipërinë e diktaturës, është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj, përbënë një arsye, pavarësisht nëse publikimi i saj është i rastësisht apo qëllimshëm në prag një takimi me rëndësi në Shtëpinë e Bardhë, për të thënë se historia e kësaj gjykate të radhës nisi, të shkruhej në një akt, që abortoi një proces, që nuk është aq polik, që lidhet me paqen. Sigurisht që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është vijim i një përpjeke me shumë stacione por edhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e drejtpërdrejt të ShBA-së dhe në këtë aspekt, më vjen mirë të them që është privilegj, të jesh në pozicionin që jam unë dhe mundësia”, theksoi Rama.

të fundit

Dinamo avancon në Europë, Bardhi vlerëson lidhjen e skuadrës me Dajën dhe flet për të ardhmen e Komës

Ilir Daja - Adrian BardhiNjë Dinamo e kualifikuar dhe padyshim, entuziasmi s’mund të mungonte kurrsesi tek presidenti Adrian Bardhi [...]Read…

23 minutes ago

Elbasani sjell nga Greqia në Superiore mbrojtësin që ka luajtur me Barcelonën

Moussa WagueMoussa Wague është futbollisti më i ri i Elbasanit [...]Read More...

41 minutes ago

Abdixhiku Confirms LDK Will Resume Talks with VV on Forming Institutions

Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…

1 hour ago

LDK Authorizes Abdixhiku to Hold Talks with LVV, Haziri Outlines Three Conditions for Cooperation

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, deklaroi se delegatët i…

1 hour ago

Abdixhiku konfirmon rifillimin e bisedimeve të LDK-së me VV-në për institucionet

Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…

1 hour ago

Tensione te Real Madridi, Vinicius nuk pranon propozimin për rinovim – Arsenali përgatit paketën prej 140 milionë funtesh

Vinicius Junior ka refuzuar ofertën e parë të Real Madridit për rinovimin e kontratës, ndërsa bisedimet mes palëve vazhdojnë.Sipas raportimeve,…

1 hour ago