Categories: Uncategorized

Qytetarët të shqetësuar për ajrin e ndotur në Prishtinë

Në komunën e Prishtinës tash e sa ditë qytetarët po përballen me erë të rëndë dhe tym. Ajri i ndotur i cili po ndodhë si shkak i një përzierje të tymit, pluhurit dhe hirit, ka edhe një erë të rëndë, i cili po ua ngacmon frymëmarrjen qytetarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosolë, i cili vërehet gjithandej.

Të lidhura

None found

Ndërsa, efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetitShqetësime të mëdha kanë qytetarët e kësaj komune sipas të cilëve, ajri i ndotur po e vështirëson frymëmarrjen, po e rrit numrin e të sëmurëve nëpër qendra klinike dhe po i detyron qytetarët të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre.

Ilaz Selmani thotë për KosovaPress, se arsyeja e ndotjes së ajrit në Prishtinë është mossiguria e hyrjes në kryeqytet. Sipas tij, banorët nga të gjitha fshatrat po vinë në Prishtinë dhe si pasojë e kësaj po rritet numri i veturave dhe po bëhet komunikacioni akoma më i dendur.

E për këtë dukuri, Selmani fajtor kryesor e sheh Qeverinë e Kosovës. E Shuqri Nici, akuzon kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin për këtë gjendje alarmante të ajrit të ndotur në kryeqytet. Sipas tij, veturat janë rreziku më i madh që po shkatërrojnë ajrin dhe po ndikojnë në sëmundjen e shumë qytetarëve.

Të njëjtin shqetësim ka edhe qytetari Gjergj Lekaj, i cili thotë se ka kohë të gjatë që ajri në Prishtinë është çrregulluar, e sipas tij, të gjitha këto vijnë si rezultat i numrit të madhe të makinave dhe lëndës djegëse. Sipas Lekaj, fajtori më i madh për ajrin e ndotur është vet shoqëria e cila nuk ndërmerr diçka, por gjithmonë qëndron duke pritur.
Bajram Fejzullahu tregon për KosovaPress se ka tri ditë që nuk ka dalur nga banesa e tij, e krejt kjo për shkak të ajrit të ndotur e pastaj mjegullës. Fejzullahu tregon se vuan nga sëmundja e astmës dhe këtë sëmundje po ia vështirëson akoma më shumë ajri i ndotur.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.

/KosovaPress/

të fundit

Review of amendments to the 2027 draft budget concludes on Monday

Komisionin kuvendor për Financa dhe Buxhet sot e vazhdoi debatin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Në ditën e…

2 minutes ago

Janevska on student protests: There is no reason for dissatisfaction when the measure provides them with more than they currently have

Ministrsja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se nuk e sheh logjikën që të protestohet ndaj një mase që…

3 minutes ago

Kriza e emigrantëve rëndohet në Kretë, mbi 1,100 mbërritje brenda 24 orësh dhe dy viktima

Një valë e madhe mbërritjesh emigrantësh është regjistruar gjatë së shtunës në ishullin e Kretës dhe në Gavdos të Greqisë,…

3 minutes ago

Molotov sets police water cannon ablaze as clashes in Skanderbeg Square continue for hours

Një prej autoboteve të policisë është përfshirë nga flakët, pasi një molotov i hedhur nga protestuesit shpërtheu tek gomat e…

3 minutes ago

November 28 protest in Tirana, 34 people injured: Police officers, protesters, journalists and passers-by among those affected

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë përditësimin e të dhënave për personat e lënduar gjatë protestës së 28…

3 minutes ago

Të hënën mbyllet shqyrtimi i amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2027

Komisionin kuvendor për Financa dhe Buxhet sot e vazhdoi debatin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Në ditën e…

9 minutes ago