Categories: Uncategorized

Qeveria miraton Projektbuxhetin për vitin 2020, e dërgon në Kuvend

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ta dërguar në Kuvend, Projektligjin për buxhetin e vitit 2020.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka treguar për sfidat që do t’i kenë edhe me borxhet që kanë mbetur nga qeveria e kaluar, si dhe kontratat e nënshkruara.

Ai ka shtuar se prurjet pritet të janë 2 miliardë e 20 milionë euro.

“Një rritje ekonomike e pritur për vitin 2020 në masën prej 4.2 për qind në terma real apo mbi 5 për qind në terma nominal. Mendoj se edhe buxheti për vitin 2020 ndikon në rritjen ekonomike gjë që presim gjatë muajve të ardhshëm. Të hyrat buxhetore për vitin 2020 pritet të janë 2 miliardë e 20 milionë euro që në krahasim me vitin 2019 del se ka një rritje prej 131 milionë euro në total, nga të hyrat tatimore”, shtoi ai.

Opozita ka pasur kritika ndaj qeverisë se është vonuar me procedimin e Projektligjit për buxhetin për vitin 2020 duke thënë se kjo vonesë po shkakton pasoja të mëdha për vendin.

Në mungesë të Ligjit të Buxhetit për vitin 2020, aktualisht vendi është duke shfrytëzuar 1/12 e buxhetit dhe është miratuar kërkesa e Qeverisë nga Kuvendi edhe për shfrytëzimin e këtij buxheti për muajin mars.

Buxheti për vitin e kaluar ishte rreth 2.3 miliardë euro, derisa në mandatin e Qeverisë së re është premtuar se Kosova do të ketë buxhet rreth 3 miliardë.

të fundit

Horoskopi 23 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Jeta ne çift do kaloje një dite te trazuar sot. Tregohuni shume te matur me gjithçka qe do thoni…

40 minutes ago

“Një buallicë mori më shumë vota…”/ Bushati nuk përmbahet: Opozita të shkrihet, të mos i hedhin fajin këta që i bëjnë go*** Ramës

Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpërthye ndaj Sara Milas, kandidate e PS në…

53 minutes ago

Ka shanse që të vini më në pushtet? Berisha: PD dhe asnjë parti në botë, në farsë nuk fiton

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa u pyet nës PD ka shans të vijë më në pushtet, ai theksoi…

1 hour ago

Do e merrnit mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Ligji është ligj! Më pëlqen apo jo, zbatohet

Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet i PD-së që mbeti jashtë Kuvendit, edhe pse siguroi mbi 18 mijë vota në Tiranë,…

1 hour ago

Berisha: Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Nëse do mbajë karrigen me ‘dhunë’, shqiptarët do mbrojnë votën me çdo çmim

Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë…

2 hours ago

“Furnizohej nga Visi i Pojës dhe shpërndante sasi të mëdha…”/Lala tregon kush ishte “shpërndarësi” në Itali

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje për disa nga personazhet kyç…

2 hours ago