Categories: Uncategorized

Qeveria Kurti shkarkon drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil

Qeveria Kurti ka shkarkuar këtë të mërkurë drejtorin e Aviacionit Civil, Eset Berisha, në mbledhjen që është duke u mbajtur në distancë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkarkuar Eset Berishën nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil, për “shkak të shkeljeve të detyrave të tij profesionale”.

Në vendimin e shkarkimit të tij qeveria ka thënë se Berisha ka hartuar e ka nënshkruar Rregulloren e brendshme të AAC-së në kundërshtim me ligjin, ndërsa edhe “ka rrezikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në dërgim në arbitrazh”.

Në vend të Berishës është emëruar ushtrues detyre i drejtorit, Arianit Islami.

“Në mbështetje të kompetencave të Qeverisë, përkatësisht nenit 20, paragrafi 4, pika a) e Ligjit Nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, sot ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha për shkak të shkeljeve të detyrave të tij profesionale. Z. Berisha ka hartuar dhe nënshkruar Rregulloren e brendshme të AAC-së në kundërshtim me ligjin, ka degraduar stafin menaxhues pa vlerësim të përformancës, ka mbajt detyra tjera me pagesë njëkohësisht, dhe ka rrezikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në dërgim në arbitrazh. Emërimi i z. Eset Berisha, si Drejtor i Përgjithshëm i AAC-së ka qenë në kundërthënie me ligjin qysh prej fillimit, prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës, duke pasur në interes zbatimin e plotë të ligjit dhe interesin publik prioritet, ka marr vendim për shkarkimin e z. Berisha, dhe emërimin e z. Arianit Islami, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, deri në marrjen e rekomandimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit për emërimin e drejtorit të ri, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

të fundit

Horoskopi 17 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet dashurore sot do ndiheni të mbështetur dhe do keni…

7 hours ago

Manaj feston me fitore debutimin, nuk ka minuta për lojtarin tjetër të Kombëtares

Al Sharjah e ka nisur me fitore kampionatin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Rei Manaj luajti nga minuta e parë,…

7 hours ago

Pranoi se ka nxitur përçarje, qeveria serbe i heq mandatin ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën, Igor Popoviç

Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviçit, i cili mbante pozitën e ndihmësdrejtorit…

7 hours ago

Aksident në Vlorë, makina përplas të miturën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës, ku një automjet tip Mercedes ka përplasur një vajzë…

7 hours ago

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Pippo Baudo, figurë e rëndësishme e televizionit italian

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Mediat italiane bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga këshilltari i…

8 hours ago

Izraeli përgatitet për ofensivën e re në Gaza, paralajmëron zhvendosjen e palestinezëve nga zona e luftës

Izraeli ka njoftuar të shtunën se po përgatitet të zhvendosë civilët palestinezë nga zonat e luftimeve në jug të Gazës,…

8 hours ago