Categories: Uncategorized

Qeveria kthen kufizimet e lëvizjes në disa qytete, masa të reja në luftën ndaj COVID-19

Qeveria Hoti ka vendosur të kthejë masat e lëvizjes në disa qytete të Kosovës, ku numri i të prekurve me COVID-19 është me i madh.

“Është përgatitur një plan i veprimit që sot miratohet në Qeveri që specifikon në detaje se cilat veprime do të ndërmarrin veprimet shëndetësore. Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00”, ka thënë Hoti.

Hoti ka treguar edhe masat e tjera që do të miratohen sonte në mbledhjen e Qeverisë:

Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar komplet klinikën e QKUK-së si dhe në spitalet private. Të blejmë edhe shtatë aparatura shtesë të testimit.

Do të krijojmë kapacitete shtesë me personel shëndetësor, duke mobilizuar në nivel vendi edhe ata që nuk janë të punësuar, e në veçanti në infermieri e mikrobiologji.

Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim virulogjik, do të krijohen kapacitetet brenda ditës, deri 500 teste brenda ditës. Të krijohen kapacitete në regjione. Do të blejmë edhe 100 mijë teste shtesë. Por, do të bëjmë një formë të prioritetit se kush do të testohet

Është që të bëjmë buxhetin në dispozicion për të siguruar 100 mijë teste, deri në 500 mijë vaksina sezonale, për të siguruar vaksina COVID në lidhje me protokollet e OBSH-së kurdo që ajo është e gatshme. Për të blerë shtatë aparatura për testime virulogjike.

Tutje ai ka shtuar se, “do të mbyllen të gjitha lokalet nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe lejohet gastronomia vetëm në hapësira të hapura dhe ‘takeaway’”.

Hoti gjithashtu ka paralajmëruar se do të ketë përgjysmim të udhëtarëve në transportin urban.

Derisa ka paralajmëruar se do të nisin të bëjnë edhe reportazhe nga situata në Klinikën Infektive, pasi që shumë qytetarë, sipas tij, nuk besojnë që është COVID-19.

të fundit

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…

18 minutes ago

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…

29 minutes ago

Rama flet për tensionet në Kuvend: Endri Shabani, i vetmi me një sy mes ca qorrave

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, komentoi në podkastin e tij “Flasim” zhvillimet e fundit në Kuvend, ku…

38 minutes ago

Festat e fundvitit/ Kthimi i emigrantëve, fluks i lartë në Kakavijë

Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit, ka sjellë fluks të lartë pasagjerësh si në Portin e Vlorës, ashtu…

45 minutes ago

Qarkullonte me armë në makinë, policia vë në pranga 35-vjeçaren në Mirditë

Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 35-vjeçare në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e…

54 minutes ago

Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë

Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e…

1 hour ago