Categories: Uncategorized

Qeveria kërkoi që të pezullohen pagesat e faturave, por kompanitë publike nuk e shtyejnë pagesën e shërbimeve

Për të mos u ngarkuar qytetarët këto ditë sa gjendja është në nivele të tilla ekzekutivi po kërkon që të pezullohen pagesat për shërbimet publike si, të paktën deri në fund të muajit të ardhshëm.

Por në KEDS po thonë që pa pagesa të faturave do të ishte problem, meqë një pjesë e energjisë elektrike, importohet dhe duhet paguar.Pagesën e shërbimeve nuk e kanë shtyrë as Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Kompanisë “Pastrimi”.

“Ne kemi vendos nga dita e sotme vetëm një arkë do të punojë në secilën komunë. Mund të bëjnë pagesa aty por njëkohësisht mund të bëjnë edhe nga shtëpia përmes institucioneve mikrofinanciare dhe bankave komerciale, pra online”, tha zëdhënësja.Por ajo bëri më dije se gjatë kësaj kohe konsumatorë nuk do të penalizohen.
E një gjë e tillë nuk pritet të ndodh as me ata që merren me pastrimin.

Propozimin do ta fusin në zbatim edhe në Termokos.Zëdhënësja e ngrohtores Afërdita Uka tha përmes telefonit se një gjë e tillë nuk do ta prish stabilitetin financiar të ndërmarrjes.

Por shtyrja e pagesës së faturave të rrymës do të jetë vështirë e mundshme pasi funksionimi i KEDS’it pa të hyra momentale do të ishte i vështirë në një situatë të tillë pandemie.Masat e propozuara nga zëvendëskryeministri Avdullah Hoti të dielën do të paraqiten për votim në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

të fundit

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare, sekuestrohen 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Tiranës, ka njoftuar se ka nisur procedimin e lirë ndaj një shtetaseje, pronare e një dyqani Exchange, pasi…

27 minutes ago

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…

1 hour ago

Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…

1 hour ago

Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti, ja rezultati

Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…

3 hours ago