Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të takohet me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
Presidenti Thaçi ka thënë se pas këtyre takimeve do ta bëjë të ditur qëndrimin e tij, nëse do të ketë qeveri të re apo zgjedhje të reja.
Ai ka pohuar se cilido të që jetë qëndrimi i tij ai do të veprojë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës, raportojne mediat e Kosoves.
“Janë dy mundësi, një që të shkohet në zgjedhje dhe tjetra është mundësia që unë e kam për obligim si president i vendit që të shmangen zgjedhjet në këto rrethana pandemie për krijimin e qeverisë së re. Mundësinë e parë e ka partia e parë e pastaj të shohim. Pas mocionit më 25 mars vendi është në një gjendje të re politike dhe natyrisht në kuptimin procedural kushtetues të ri sa i përket themelimit të institucioneve.
Ne kemi një qeveri të shkarkuar, në ikje apo largim. Për hapat vijues si presidenti i vendit do ta respektoj në tërësi Kushtetutën. Takimi i parë me Kurtin është i karakterit procedural dhe juridik i presidentit me kryetarin e partisë së parë që të dëgjoj opinionin e tij se a mund të krijojë ajo parti shumicën apo jo. Ky takim ka pasë karakter procedural dhe juridik., Nuk jam nga ata që bisedat që zhvillohen brenda ti prezantoj në studio televizive.
Unë jam i obliguar të respektoj vullnetin e të gjithë njerëzve të Kosovës, dhe jo vetëm të një partie. U mbetet atyre që e kanë shumicën ta dëshmojnë këtë, por nëse nuk ndodhë kjo do të lëvizim në përputhje me praktikat”, është shprehur Thaçi.
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…
Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…
Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…
Një iniciativë e ndërmarrë nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për takim midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Stamboll…
Një zjarr i madh ka përfshirë sot zonën pyjore në Malaj të Mirditës, ku zjarrfikësit janë angazhuar prej dy orësh…
Mijëra shqiptarë marshuan sot në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në New York. Shqiptarët manifestuan…