Categories: Uncategorized

Qeriqi: Rrjedhja e “dosjeve”, skandaloze dhe shqetësuese – priten edhe pako të tjera

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se ishte befasuese rrjedhja e “Dosjeve të Speciales”.

Qeriqi thotë se këto dosje nëse vërtetohet se janë nga Gjykata Speciale, do ta dëmtonte rëndë kredibilitetin të cilin e kishte ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë.

Të lidhura

None found

“Për ne ka qenë e habitshme të rrjedhin gjithë këto informacione të vetereanëve të luftës. Nëse vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale do ta dëmtojë kredibilitetin që ka pasur kjo gjykatë”.

“Unë kam parë në media mesa e kam kuptuar, me shpejtësi është thirrur një konferencë shtypi”.

“Me gjasë, është shpërndarë, por ka mundësi që ky material mund të jetë shpërndarë më herët – dhe nuk e dijmë deri ku ka arritë”.

“Është shumë skandaloze nëse ka ndodhë gjithë kjo rrjedhje e gjithë këtij dokumentacioni. Është shqetësuese gjithë ato deklarata e komunikime që kanë ndodhur nga zyrtarët e policisë së shtetit e të policisë së Serbisë. Dhe po priten edhe pako të tjera”.

Më tej ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin, foli edhe për fillet e para të themelimit të kësaj gjykate, njofton Klan Kosova.

“Si e tillë ka qenë gjykatë e papranueshme, ne nuk kemi qenë kundër hetimeve të të gjitha krimeve në Kosovë, por kjo është shqetësuese”.

“Është një dokument shtesë, dhe arsyeshmëri shtesë, për secilin deputet që ta shohë se çka do të votojë për vazhdimin e kësaj gjykate”.

“Edhe më herët kemi qenë kundër sepse ka qenë e njëanshme”.

“Është e vështirë, sepse janë bërë shumë investime, dhe procedurat e vet Kuvendit, procedurat kushtetuese, sepse në votimin për stopimin e kësaj gjykate, duhet të votojnë edhe komuniteti serb”.

Lidhur me ndikimin që këto dosje do ta kenë tek dëshmitarët, Qeriqi shprehet se nuk kanë arsye të jenë të shqetësuar, njofton Klan Kosova.

“Nuk e besoj që derisa kanë dhënë deklarata që nuk i frikësohen, spo mund të them asgjë. Por për mendimin tim s’kanë pse të frikësohen”.

“Për ne është shqetësuese komunikimi i zyrtarëve të Gjykatës Speciale me disa pjesëtarë serbë. Ne e dimë se cfarë krimi kanë shkaktuar serbët në Kosovë. I dimë propagandën që e kanë bërë kundër shqiptarëve në Kosovë”.

“I kemi rreth 1600 të zhdukur. Kemi varreza masive të gjetura në Serbi, e tani t’ju besohet dëshmive të tyre dhe vet hetuesit e kësaj Gjykate të besojnë dëshmitë serbe, është e tmerrshme”.

“Ne prej ditës së parë jemi përballë në luftë direkte me Serbinë. Është dashur të gjejmë hapësirë, rrugë të furnizojmë me armatim”.

të fundit

Nait Hasani: Gjykata Speciale mund të japë dënime ndaj Thaçit dhe bashkëakuzuarve, vendimi mund të ketë sfond politik

Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se ekzistojnë mundësi…

1 minute ago

Nikolloski i kërkon BE-së zgjidhje për shoferët e kamionëve dhe eksportin e energjisë së rinovueshme nga Ballkani Perëndimor

Zv. kryeministri Aleksandar Nikolloski nga Forumi i 23-të Ekonomik i Vjenës i bëri thirrje BE-së që të gjejë një zgjidhje…

7 minutes ago

Klopp vlerëson Grudën dhe Scherhantin pas triumfit ndaj Holandës

Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, e vlerësoi shumë paraqitjen e sulmuesve anësorëve Brajan Gruda dhe Derry Scherhant në fitoren 5-0…

7 minutes ago

BIRN: Mangësi në zbatimin e projektit “Smart City”! Komisioneri ngre shqetësime për kamerat “inteligjente” në shkolla

Një projektraport monitorimi i sistemit ‘Smart City’ nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale evidenton mangësi në kontratën dhe…

15 minutes ago

De Bruyne në prag të një rikthimi në Premier League, katër skuadra angleze pas tij

Kevin De Bruyne mund të rikthehet në Ligën Premier vetëm një vit pasi u largua nga Manchester City, pasi interesimi…

19 minutes ago

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt nis nesër dëgjimin e dëshmitarëve, ftohet edhe kryetari i Pejës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka bërë të…

23 minutes ago