Categories: Uncategorized

Prokuroria e Hagës po e heton rastin e dosjeve që u çuan te OVL-UCK, mund të ketë arrestime

Çështja e dosjes që u dërguan në zyrat e Organizatës së Veteranëve, nuk do të hetohet nga Prokuroria Speciale në Prishtinë, por nga Haga.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se nuk do të merret me hetimin e rastit me dosjet, që u dërguan nga një i maskuar në zyrat e OVL – UCK’së në Prishtinë.

Sic bëhet e ditur në këtë njoftim, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke kryer hetime për këtë rast.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka pranuar pyetje të shumta nga mediat lidhur me hetimin rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të cilat dokumente potencialisht ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Aktualisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar këtë çështje. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është e gatshme të asistojë, nëse diçka e tillë kërkohet”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Express.

Këtë javë, zyra e OVL – UCK’së njoftoi se një person i maskuar ka lënë mijëra dosje që kanë të bëjnë me rastet me të cilat do të merret Tribunali i Hagës.

Prokuroria Speciale paralajmëron se zbulimi i dokumenteve dhe informatave për dëshmitarët mund të dënohet me burgim, sipas Kodit Penal të Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton publikun që zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me dënim me burgim”

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

24 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

42 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

50 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

57 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago