Categories: Uncategorized

Pritet hapja e Aeroportit të Prishtinës, këto janë masat e rëndësishme

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara para mediave tha se përpos dezinfektimit të të gjitha pajisjeve, secilit udhëtar në nisje do t’i matet temperature, shkruan lajmi.net.

“Sa i përket masave përpos dezinfketimit të automjeteve, ne në bazë të rregullave kemi vënë po ashtu masat për aeroport. Nënkupton që vetëm udhëtarët që udhëtojnë do të lejohen të hyjnë në terminal. Secili udhëtar në nisje do t’i matet temperatura, dhe në rast të temperaturës së lartë do të njoftohet IKSHP. Udhëtarët do të mbajnë distancën 1.5 metër, ku kemi vendosur të gjithë shenjat. Sa i përket hapësirave pritëse në terminal, kemi aranzhuar edhe ulëse që udhëtarët mos të ulen përballë. Udhëtarët pa maska nuk do të lejohen të hyjnë pa maska. Në hyrje të terminalit janë vënë pajisje ku do të dezinfektohen rrobat e tyre. Vetëm udhëtarët që kanë nevojë për shoqërues do të shoqërohen deri tek hapësira e sportelit”, tha Garaj.

Të lidhura

None found

Garaj tha se shpreson që Aeroporti i Prishtinës të hapet së shpejti me një vendim të qeverisë.

“Ne jemi operativ, jemi të hapur, mirëpo me lejimin e fluturimeve në arritje besoj që do jemi plotësisht operativ. Besojmë se së shpejti do të hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës”, ka thënë ajo.

Zëdhënësja e Aeroportit po ashtu bëri të ditur se rreth 700 mijë udhëtarë janë prekur nga pandemia në aeroportin e Prishtinës.

“Sic e dini prioriteti ynë është siguria, prandaj edhe në bazë të rekomandimeve ne kemi përgatitur edhe udhëzimet për procesimin e udhëtarëve. Deri tani, kemi pasur në ndikim në numër të udhëtarëve, ku rreth 700 mijë udhëtarëve ju është pamundësuar që t’i procesojnë udhëtimet e tyre. Nga virusi COVID-19, të gjithë industritë kanë pasur ndikime negative. Edhe industria e aviacionit ka pasur një rënie të fluturimeve normale”, tha ajo.

të fundit

Arrestohet 43-vjeçari nga Shkupi për kontrabandë pranë kufirit me Kosovën

Një 43-vjeçar nga Shkupi është arrestuar mëngjesin e së premtes në zonën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, nën…

1 minute ago

FA kishte siguruar marrëveshje verbale me Guardiolën para zgjedhjes së Tuchel

Federata Angleze e Futbollit (FA) thuhet se kishte arritur një marrëveshje verbale me një nga trajnerët më të mëdhenj në…

14 minutes ago

29-Year-Old Woman from Tetovo Arrested, Suspected of Violence Against Seven-Year-Old Son

Më 16.07.2026 në ora 14:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 29-vjeçaren G.B nga Tetova.Sipas…

14 minutes ago

Analysts Call for Concrete EU Action: Serbian Chauvinist Rhetoric Remains Alive

Pavarësisht reagimeve nga Bashkimi Evropian ndaj deklaratave të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ajo ka…

14 minutes ago

Lawyer Gjini files criminal complaint against Serbian Minister Paunović, calls for INTERPOL involvement

Avokati Gent Gjini ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres serbe, Snezhana Paunoviq, në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ai kërkoi që…

14 minutes ago

Kosovo and Montenegro Agree on Mutual Recognition of Electronic Identification

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik. Në ceremoninë…

15 minutes ago