Prishtina është duke bërë një merkato të bujshme në këtë dritare transferimesh. Bardheblutë siguruan firmën e një lojtari me një karrierë të pasur si Sabien Lilaj, duke shtuar një vlerë të madhe në ekip. Pas tij edhe Gledi Mici është lojtar i Prishtinës dhe vetëm zyrtarizimi mungon.
Por në kryeqytetin e Kosovës nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq. “Indeksionline“ bën me dije se klubi bardheblu kërkon tashmë firmën e një prej lojtarëve më të dalluar të Skënderbeut, Dejvi Bregut.
Sulmuesi vlonjat shkëlqeu në Korçë dhe tani po kërkon të vendosi të ardhmen e tij. Raportohet se marrëveshja duket pranë kalimit në Prishtinë. Diçka e papritur kjo, teksa sulmuesi po përflitej të hidhte hapin e madh jashtë Shqipërisë dhe kampionati polak shihej si destinacioni i ri për të.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…