Categories: Uncategorized

Presidenti Thaçi heq përgjegjësinë nga vetja: “Kërkojini llogari ambasadores Çitaku

Edhe pse ishte Presidenti Thaçi ishte i pari që e bëri publik lajmin se Xhamajka kishte njohur pavarësinë e Kosovës, ai ia ka ngarkuar përgjegjësinë ambasadores Vlora Çitaku.

Në një përgjigje për Express, zyra e Thaçit ka deklaruar se përgjigje për këtë temë duhet të japin në MPJ, ndërsa theksoi se lajmi për njohjen, që në këtë rast nuk ishte i vërtetë, ishte dhënë nga ambasadorja Vlora Çitaku.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Tëitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, -thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

Lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga Xhamajka mbrëmë e përshëndetën të gjithë liderët në vend. Ndërkohë, pak orë më vonë reagoi ministrja e Jashtme e Xhamajkës, ku mohonte faktin që ky shtet kishte njohur pavarësinë e Kosovës. /albeu.com/

të fundit

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

17 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

29 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

46 minutes ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

52 minutes ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

1 hour ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

2 hours ago