Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, tetë punëtorë të cilët ishin testuar gjatë ditës së djeshme, kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj, ka dhënë detaje për Telegrafin, teksa siguron qytetarët se janë marrë të gjitha masat që puna në spital të zhvillohet normalisht pavarësisht rezultateve.
Vetëm njëri nga punëtorët e infektuar ka pasur simptoma të infeksionit, ndërsa siç tha Avdaj infermierja me simptoma ka qenë në vet-izolim tash e pesë ditë.
None found
“E para, është një mjek specialist dhe shtatë infermierë, të cilët janë në vet-izolim. Pasi e kemi marrë informacionin, ne kemi pasur një takim më Këshillin Drejtues në orën 22:00 në mbrëmje, ku i kem dezinfektu të gjitha hapësirat të pavijonit, në repartin përkatës. Nga të gjithë punonjësit, njëra infermiere ka qenë me simptoma, por që ajo në 5 ditët e fundit ka qenë e izoluar dhe tash e vazhdon tretmanin në Qendrën Klinike Infektive në Prishtinë”, tha Avdaj.
Avdaj tha se masat e marra në spitalin e Prizrenit, janë rigoroze dhe se puna po vazhdon normalisht.
“Mjeku i cili e ka bërë testin, nuk ka pasur asnjë simptomë, edhe pacientët mund të jenë pa shenja klinike, nuk mund të përjashtohet. Por të gjitha masat i kemi rigoroze edhe për punëtorët shëndetësor por edhe për pacientët në Spital. Punëtorët dhe pacientët e repartit të dializës vijnë nga vatrat shumë të rrezikuara, vijnë nga rajoni i Malishevës e të tjera. Por, ajo që është me rëndësi është që puna zhvillohet normalisht. Ne e kemi menaxhuar në atë mënyrë punën që nëse ndonjë është i dyshuar me COVID-19, të kemi edhe staf rezervë”, tha Avdaj.
Ndërsa, drejtori i drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu tha se përveç punëtorëve shëndetësor që mbrëmë rezultuan pozitiv në COVID-19, është edhe një person tjetër në këtë komunë, nga një familje ku më parë ka pasur persona të infektuar me COVID-19.
“Tetë punëtor të Spitalit Rajonal të Prizrenit, mbrëmë kanë dal pozitiv. Në Prizren, 18 mostra janë marrë dje, nëntë kanë rezultuar pozitive. Njëri është anëtar i një familjeje me COVID-19, që ka dalur më herët, ndërsa tetë të tjerët janë punëtorë shëndetësosr të Spitalit Rajonal të Prizrenit”, tha Shehu.
Autoritetet e qytetit në Ohër nga 1 janari do të fillojnë t’u dërgojnë banorëve të Ohrit fatura të ujit për…
Me origjinë nga Kosova dhe i njohur në mesin e futbollistëve të njohur evropianë, Cerkin Mehmeti po synon një tjetër…
Vitesse Arnhem, klubi që shërbeu si trampolinë për karrierën evropiane të Milot Rashicës dhe Armando Brojës, po përpiqet të rikthejë…
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se e kishte pritur rezultatin e zgjedhjeve…
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmoi në Pressing në T7 që ka ambicie dhe do jetë kandidat për…
Gazetari Kreshnik Gashi ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, duke thënë se, pavarësisht rëndësisë së rastit…