Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka kujtuar deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupit, deklaratat që kjo e fundit i kishte dhënë kur ishte zgjedhur kryeministër Ramush Haradinaj.
“E mora fjalën që të mos pajtohem me kolegen Donikë Kadaj, jo vetëm për atë që ka thënë me datën 9 shtator të vitit 2017-të, e çfarë ka thënë është kështu, pra kur është votuar qeveria Haradinaj, zonja Kadaj thotë kështu, nga Ramushi komandant i UCK-së, në Ramushin e Veselit dhe Veselinoviqit, Srpska, dhe Vuciqit, andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi, Donikë nuk pajtohem me ty, prandaj performanca që i keni bë sot në parlament me transparentet që po ashtu i keni mësuar si grup parlamentar nga ne, ju keni çka të mësoni, por duket se si keni mësuar mirë, performoni pak më mirë, e keni bë rrëmujë se ne duhet që të kujdesemi që transparentet e juaja t’i rregullojmë më mirë”, ka thënë Selimi.
E këtyre deklaratave iu është përgjigjur deputetja e përmendur.
“Rexhë faleminderit shumë, po e kam thanë, po pikërisht ai, Ramush Haradinaj u prish me Listën Serbe në momentin kur ka ardh puna me u nda Kosova, pra ai ka dështu që unë e kam pas gabim, e ti erdhi momenti dhe po ja jep taksën për me e nda Kosovën, ky është dallimi”, është përgjigjur Kadaj – Bujupi.
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…