Categories: Uncategorized

Policia serbe i shkon në shtëpi kreut të OVL-së në Preshevë, i kërkojnë ta largojë flamurin kombëtar

Kreut të OVL-UÇPMB-së në Luginën e Preshevës, Nazmi Hajredinit, i doli dje punë me Policinë e Serbisë.

Këta të fundit i shkuan në shtëpi, nga ku kërkuan që ai ta largojë flamurin shqiptar nga aty, bën të ditur lajmi.net.

Të lidhura

None found

Kjo është bërë e ditur nga vet Hajredini me anë të një postimi në Facebook, teksa i njëjti ka treguar se flamuri aty ishte vendosur para një dasme të planifikuar.

“Shqiptarët e Kosovës Lindore ka kohë që nuk konsiderohen nga shteti i Serbisë qytetarë me të drejta të barabarta me të tjerët. Diskriminimi nuk është i sodit, djeshit apo i kohëve të fundit. Ky diskriminim është vazhdimësi shekullore. Neve na mohohen edhe të drejtat elementare që i meriton një popull si flamuri, gjuha, historia kombëtare etj. Shembull më i freskët me abuzimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore është paraqitja e policisë para shtëpisë së veprimtarit të çështjes kombëtare, njëherit edhe kryetarit të OVL E UÇPMB – së z. Nazmi Hajredini. Policia i kërkoi z. Hajredinit që të largoj flamurin kombëtar i vendosur në dyert e shtëpis siç e do tradita shqiptare me rastin e fillimit të darsmave”, thuhet në njoftim.

Hajredini tutje është shprehur i indinjuar me këtë veprim, duke vënë në pah faktin se serbët në Kosovë gëzojnë të gjitha të drejtat, ndërkaq shqiptarët në Luginë nuk e kanë të drejtën as të përdorimit të simboleve kombëtare.

Postimi i plotë:

Shqiptarët e Kosovës Lindore ka kohë që nuk konsiderohen nga shteti i Serbisë qytetarë me të drejta të barabarta me të tjerët. Diskriminimi nuk është i sodit, djeshit apo i kohëve të fundit. Ky diskriminim është vazhdimësi shekullore. Neve na mohohen edhe të drejtat elementare që i meriton një popull si flamuri, gjuha, historia kombëtare etj. Shembull më i freskët me abuzimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore është paraqitja e policisë para shtëpisë së veprimtarit të çështjes kombëtare, njëherit edhe kryetarit të OVL E UÇPMB – së z. Nazmi Hajredini. Policia i kërkoi z. Hajredinit që të largoj flamurin kombëtar i vendosur në dyert e shtëpis siç e do tradita shqiptare me rastin e fillimit të darsmave. Është e pakuptueshme që ky provokim nuk kursehet as kur është në pyetje ahengu familjar. Në Kosovën Lindore flamujt kombëtar përdoren pa pengesa gjatë ahengjeve e organizimeve private familjarë. Si duket kjo gjë nuk vlen edhe për familjen e z. Hajredinit. Derisa në Kosovë, serbët gëzojnë të drejta me elementare shtetëformuese, te ne nuk lejohen simbolet kombëtare as në gëzime familjare. Familja Hajredini reagon ndaj këtij provokimi, duke ia bërë me dije opinionit publik se shqiptarët e Kosovës Lindore vazhdojnë të kërcnohen duke mos iu lejuar që të përdorin simbolet kombëtare edhe elementet tjera të autoktonisë shqiptare. Me indinjatë të thellë shprehim reagimin tonë familjarë ndaj këtyre veprimeve të pakujdesshme dhe jocivilizuese të autoriteteve policore serbe në Preshevë. Historia, kultura, tradita, gjuha, flamuri, darsma, vdekja, kanë qenë dëshmi e lashtësisë shqiptare në këto troje. Ato janë tonat, do t’i ruajmë e do t’i mbrojmë deri sa këtu do të frymon edhe gjeni më i fundit shqiptarë.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago