Aksidenti fatal ka ndodhur deri sa njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion bastisje dhe kërkimi antidrogë në fshatin Zhur të Prizrenit.
Nga shpërthimi ka humbur jetën një polic, identiteti i të cilët është i njohur për redaksinë, ndërsa plagë kanë marrë dy policë të tjerë si dhe një i mitur i familjes ku ka ndodhur shpërthimi.
Togeri Shaban Osmanollaj, zyrtar për informim në Drejtorinë Rajonale në Prizren, ka theksuar se Njësia e Specializuar e Antidrogës, bashkë me Njësinë Speciale, po kryenin një urdhër kontrolli në një shtëpi në fshatin Zhur.
“Njësia e Specializuar e Antidrogës bashkë me Njësinë Speciale, të cilët po kryenin një urdhër kontrolli, bastisje, në një shtëpi në fshatin Zhur, në atë moment ka shpërthyer një mjet eksplodues i pa identifikuar dhe për fat të keq një polic ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy kolegë të tjerë janë lënduar. Aktualisht të lënduarit janë në Spitalin e Prizrenit, duke u trajtuar aktualisht nga emergjenca e spitalit. Gjithashtu edhe në shtëpinë ku kanë kryer bastisjen, është lënduar një fëmijë i moshës rreth 8 vjeçar, me lëndime të lehta. Policia derisa po kryenin kontrollin dhe bastisjen, aksidentalisht kanë hasur në mjetin shpërthyes, që fatkeqësisht ka pasur pasoja fatale. Ne kemi ndalur dhe arrestuar pronarin e shtëpisë, i cili edhe ka qenë pësoni i dyshimtë në këtë rast”, ka theksuar togeri Osmanollaj, raporton KosovaPress. Njëri nga policët e plagosur është duke u trajtuar në QKUK, kurse tjetri polic dhe fëmija janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. /KosovaPress/
Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë të Moskës –…
Kryeministri Edi Rama, shpalosi një "ministre" të re në qeveri, e cila nuk ka prani fizike, pasi do të jetë…
Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri…
Shpallja e emrave që do të formojnë kabinetin qeveritar të mandatit të katërt të Partisë Socialiste, kanë sjellë reagime si…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…
Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…