Categories: Uncategorized

Policët e Kosovës 20 vjet pa sigurime shëndetësore, 21 prej tyre humbën jetën në detyrë

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 20 vjet më parë, deri më tani, 21 pjesëtarë të saj kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, derisa numri i policëve të lënduar në kryerje të detyrës, konsiderohet të jetë më i madh.

Megjithatë, policët në Kosovë vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor.

Të lidhura

None found

Kërkesa për sigurim shëndetësor dhe aksidental për Policinë e Kosovës është e kahmotshme, por që deri më tani, asnjë nga qeveritë e deritashme të Kosovës nuk ka arritur ta plotësojë.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli në një prononcim për lajmi.net thotë se u është premtuar që deri në vitin e ardhshëm do të këtë sigurime shëndetësore, megjithëse thotë se këtë pikë nuk e kanë futur në kërkesat e tanishme që i kanë adresuar qeverisë.

Por, përkundër premtimeve, Tasholli nuk beson që çështja e sigurimeve do të kryhet vitin e ardhshëm.

“Ne çdo herë e kemi kërkuar sigurimin shëndetësor, por tani kërkesat që i kena pas, si kushtëzim nuk e kemi shti sepse i kemi dhënë prioritet orëve shtesë, që kemi ka 500 orë shtesë, pakon, ndërrimin e natës dhe shujtën, këto tria janë të realizuar, shujta ka mbet me u pa çka po bëhet. Mirëpo na kanë premtuar se deri në viti i ri do të shqyrtohet fort kjo punë dhe na kanë premtuar se që nga viti i ri do të kemi sigurime shëndetësore. Por unë po them një gjë, nuk po e besojë fare. Por, premtim ka e nuk di, kaq është”.

Ndryshe, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj, në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së vendit, garantimin e rendit dhe sigurisë, në mënyrë që të ofrojë një shërbim efikas policor dhe profesional ndaj të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës ka qenë shumë aktivisht e angazhuar edhe gjatë kësaj periudhe të fundit të pandemisë, teksa kanë pasu angazhime 12-orëshe.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

4 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

4 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

5 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

5 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

5 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

6 hours ago