42 vjet më e re ka qenë partnerja e 72-vjeçarit i cili vdiq në mesditën e 8 janarit në një dhomë moteli në Gjilan. Plaku derisa po kryente marrëdhënie seksuale me 30-vjeçaren ra pa shenja jete në dyshemenë e motelit ku ata po qëndronin. Vajza që ishte me të moshuarin është intervistuar nga policia. Në hetuesi ka thënë se iku nga moteli pasi u frikësua kur pa plakun e shtrirë në tokë.
Në mesditën e 8 janarit të këtij viti në një motel në Gjilan u gjet i vdekur një person i moshës 72-vjeçare. Ai, aty, kishte shkuar me një vajzë 30 vjeçare.
Kjo grua, kohë pas kohe me persona të ndryshëm po i frekuentonte motelet kosovare.
Por një fat i keq, atë e gjeti me 72-vjeçarin. Derisa kishin qenë duke kryer marrëdhënie intime, ai kishte ndërruar jetë.
“Kemi qenë duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e hotelit. Por ai në një moment ka ra në dysheme. Unë kur e kam pa ashtu, jam frikësua edhe kam ikë nga moteli. Aty kemi shku dytë me vullnet”, ka deklaruar ajo.
Në pyetjet e policisë se nëse i moshuari në praninë e saj kishte pirë ndonjë medikament mjekësore, ajo ishte përgjigjur se në praninë e saj ai nuk kishte konsumuar medikamente.
“Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam pas nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar ajo.
E ndërkohë të gjithë rastin, policia e Kosovës po e heton si vdekje të dyshimtë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u është drejtuar me një mesazh për të gjithë punonjësit e…
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar Prokurorët e Prokurorisë së…
Para pak minutash, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Poroçan. Sipas informacioneve paraprake, raportohet për një viktimë.…
Mbrëmjen e djeshme, eksponentë të Partisë Demokratike, kanë bllokuar dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe…
Ditën e sotme, është dhjetëvjetori i ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shumëçka në atë ngjarje, ishte dhe ka…
Ditën e sotme, në Bashkinë e Kukësit, ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen…