Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Drenasit.
Një person ka humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në mbrëmjen e sotme në qytetin e Drenasit. Në të njëjtin incident, tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Nekov.
Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Drenasit. Ndërkohë tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Nekoc.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar lajmin për lajmi.net.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Nekoc të Drenasit ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, thotë ajo.
“Lidhur me këtë rast të vrasjes, janë identifikuar tre persona të dyshuar dhe jemi në kërkim të tyre. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…