Categories: Uncategorized

Plane për sot? Më parë mësoni si do të jetë moti

Në fundjavë intervale më të gjata me diell, temperaturat në rritje. Ditëve të para të paranverës meteorologjike me mot të butë, kohëpaskohe me shi.

Pas reshjeve të borës që ranë gjatë ditës së premte, ditën e shtunë mbi rajon do të shtrihen fusha të presionit të lartë që do të favorizojnë mot kryesisht me diell, e rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin mot më të butë dhe rritje të temperaturave maksimale.

Ndërkohë, ditëve të para të pranverës meteorologjike, që fillon më 1 mars, një ciklon do të kalojë nga Adriatiku, i cili nga dita e hënë në vendin tonë sjellë vransira më të shpeshta dhe herë pas here me reshje të shiu.

Në aspektin termik temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme.

Vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohëpaskohe vlerat e çastit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes.

1.03 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën më butë me shtim të vranësirave. Vonë në mbrëmje riga lokale shiu.

2.02-3.03 – Butë dhe me erë. Të hënën vranësira dhe intervale me diell, herët në mëngjes dhe paradite vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën e martë, paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.

4.03 – Butë, kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes me shi. Gjatë ditës dhe në mbrëmje kohëpaskohe me shi. Në vise kodrinoro-malore borë.

Temperaturat minimale në fundjavë do të luhaten nga -3C deri në -1C, e në fillim të javës do të rriten në 4C deri 6C. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje nga 7C, të shtunën, deri në 15C, të hënën.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi dhe jugu 1-9m/s, e nga dita e hënë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 6-14m/s.

Shtypja atmosferike në rritje, e nga e hëna gradualisht do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.

të fundit

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

29 minutes ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

55 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

1 hour ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

2 hours ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

3 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago