Categories: Uncategorized

Pesë komunat me numrin më të madh të rasteve me COVID19 në Kosovë

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 4,307. Prej tyre 94 kanë humbur jetën kurse të shëruar janë 2,095.

Deri më sot në Kosovë raste aktive me COVID-19 janë 2,118. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar disa statistika të shtrirjes së COVID-19 në Kosovë si dhe numrin e personelit shëndetësorë që janë prekur nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit nga IKSHPK-ja, top pesë komunat që momentalisht kanë numrin më të madh të të infektuarave janë Prishtina me 1220 raste pozitive ku prej tyre 879 janë ende aktive, Vushtrria me 397 raste gjithsejtë prej tyre 104 raste ende aktive, Prizreni me 378 raste të konfirmuara pozitiv me COVID-19 ku prej tyre 151 ende janë aktive, Ferizaj me 324 të konfirmuar pozitiv me 181 raste aktive dhe e pesa si komuna më e prekur radhitet Gjilani me 252 raste gjithsejtë ku prej tyre 103 janë ende aktive.

Sipas këtyre statistikave 222 infermierë janë të sëmurë në Institucionin Shëndetësorë, 160 mjekë të sëmurë po ashtu në Institucionin Shëndetësorë, 11 mjekë dhe 13 infermierë janë sëmurë jashtë institucionit shëndetësorë. Të prekur me COVID-19 janë edhe 8 farmacistë, 2 teknik të farmacisë dhe 2 fizoterapeut.

Në nivel rajoni Kosova renditet e katërta me numrin më të lartë të të infektuarve.

E para është Serbia me 17,342 raste, e dyta është Maqedonia e Veriut me 7,572 raste, e treta renditet Bosnja e Hercegovina me 6,086 raste dhe e katërta Kosova me 4,307 raste.

IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të vazhdojnë të bartin maska, të respektojnë distancën sociale dhe të mbajnë higjienën.

të fundit

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke…

25 minutes ago

Dyshohet se vranë 20-vjeçarin Pavlin Preka, Gjykata e Shkodrës cakton masat e sigurisë për dy autorët e dyshuar

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43-vjeç dhe…

26 minutes ago

“Farë e fëlliqur”, Fjolla Morina shpërthen ndaj banorëve në BBVK

Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda…

48 minutes ago

Berisha publikon videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës dhe e shoqëronte Policia e Shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën…

53 minutes ago

Historia e errët e banores së re të “Big Brother VIP 5”, vr*sja e të fejuarit

Juela Nikollaj, është banorja më e re e "Big Brother VIP 5". Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur…

1 hour ago

Arrestohet sërish aktivistja Greta Thunberg, ja çfarë ndodhi në Londër

Policia britanike ka arrestuar aktivisten suedeze Greta Thunberg në Londër, gjatë një proteste pro-palestineze që u zhvillua në qendër të…

1 hour ago