Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), janë përplasur në lidhje me votimin apo mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi akuzoi LDK-në duke ju thënë se dy vite më parë nuk i kanë përkrahur marrëveshjet e tilla, me arsyen se ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk është sjellë mirë karshi deputetëve të LDK-së.
“Arsyetimi i parë ka qenë që nuk po sillet mirë kryetari i Kuvendit dhe s’po i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. As marrëveshjet e fondit IPA nuk donit t’i votonit”, iu tha Krasniqi deputetëve të LDK-së.
Sipas tij, është e drejtë e secilës parti politike të votoj ose jo në Kuvendin e Kosovës.
“Mos votimi juaj, ka qenë e drejt e votimit tuaj politik në të drejtën e juaj, dhe ky është veprimi jonë politik në të drejtën tonë”, tha tutje ai.
Ndërsa, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti reagoi duke thënë se asnjë marrëveshje në mandatin e kaluar nuk ka mbetur pa u votuar për shkak të mungesës së votave të opozitës.
“Mund të diskutojmë sa të doni, por e vërteta është se asnjë marrëveshje në mandatin e kaluar nuk ka mbetur pa u votuar për shak të mungesës së votave për shkak të opozitës, është e vërtetë apo?”, tha Hoti.
Në lidhje me këtë pati reagime edhe nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e cila tha se LDK-ja ishte ajo që mandatin e kaluar i ka bllokuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Ndërkaq, edhe deputeti i LDK-së Arben Gashi, u shpreh se nëse kinse LDK-ja paska vepruar në atë mënyrë siç po shprehen deputetët e PDK-së, a duhet edhe PDK-ja të gaboj për votimin e këtyre marrëveshjeve.
“Po e marrim që ne kemi gabu, a po doni dhe ju me gabu? Në kulmin e krizës ekonomike, ju po doni me ia ndal Kosovës në këtë kohë pandemie? Nëse ju mendoni që këto marrëveshje janë të këqija, dilni e thoni popullit…”, theksoi Gashi.
Kryetari i Bashkisë Shkodrës, Benet Beci, u paraqit pasditen e së premtes (19 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi…
Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij…
Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin është shtyrë pa afat dhe nuk dihet se kur do të vendoset se…
Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku raportohet se…
Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku të mbahet…
Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për ti komunikuar mbylljen e hetimeve. Beci…