Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në seancës e sotme e ka quajtur qeverinë e Avdullah Hotit “qeveri koti” dhe vetë kryeministrin “koti”. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka kërkuar që Abrashi të largohet nga salla.
“Kërkoj që deputeti i LVV’së, z. Abrashi, të përjashtohet, sepse ka shkelur rregulloren e Kuvendit, e ka ofenduar kryeministrin, pra e ka quajtur kryeministër Koti. Pra me emër dhe mbiemër të pasaktë. Ai duhet të kërkojë falje ose të detyrohet ta lirojë sallën”, ka thënë Gashi.
None found
Abrashi i Vetëvendosjes ka thënë se Gashi nuk mund t’i largojë deputetët e LVV’së me anë të diktatit e t’ua mbyllë gojën duke i përjashtuar nga salla.
“Unë nuk jam deputet i LDK’së që mmundesh me me qitë prej sallës edhe me ma mbyllë gojën me anë të diktatit. Unë jam deputet i Lëvizjes Vetëvendosje”, i ka thënë Abrashi-Gashit të LDK’së.
Gashi tutje i ka kërkuar kryeparlamentares Vjosa Osmani ta hedhë në votim largimin nga salla të deputetit Abrashi.
“Zonja Osmani unë propozova mocion procedural dhe kërkojë të . Nëse nuk është në gjendje me u eduku dhe veteduku, atëherë ka procedura që e detyrojnë me u eduku”, ka thënë Gashi.
Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…