Categories: Uncategorized

Përfundon afati 48 orësh i Thaçit

Ka përfunduar sot afati 48 orësh i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që e kishte vendosur ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të propozuar mandatarin e Qeverisë së re të Kosovës.

Gjatë këtyre 48 orëve nga Kurti nuk është propozuar asnjë mandatar për qeverinë e Kosovës.

Thaçi këtë afat kohor e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook pas takimit që pati me Kurtin në presidencë, i cili tha se “Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës”.

“Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë Thaçi.

të fundit

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetësuese të konfliktit Izrael – Siri

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetësojnë bisedime sekrete midis Izraelit dhe Sirisë, kanë bërë me dije burimet te njohura me çështjen,…

11 minutes ago

Interi rekord të ri në Itali për arkëtimet nga ecuria në Champions

Sipas medieve italiane skuadra e Interit ka arkëtuar deri më tani plot 132 milionë euro. Suksesi në fushë ka qenë…

20 minutes ago

India sulmon në Kashmir, reagon kryeministri i Pakistanit: Ushtria është e autorizuar të përgjigjet

Kryeministri i Pakistanit ka deklaruar se forcat e armatosura të vendit janë “autorizuar të ndërmarrin veprime përkatëse” pas sulmeve të…

25 minutes ago

Sterilizimi/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës

Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj, ka shtuar numrin e avokateve. Përveç Ermal Yzeirit, ai do te mbrohet edhe nga avokati Florian…

33 minutes ago

Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj

Ditën e sotme, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se është miratuar shtyrja…

34 minutes ago

Në Shqipëri, sistemi politik Republikë ka dështuar

Nga Ekrem Spahiu Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste më 7 Prill 1939 ndërpreu vijimësinë e sistemit politik të Mbretërisë…

44 minutes ago