Categories: Uncategorized

Peja e pastër prej dy javësh, asnjë rast i ri me COVID-19

Për dy javë Komuna e Pejës nuk ka pasur asnjë rast të ri me COVID-19 përkundër që vazhdimisht janë bërë testime.

Kjo komunë vazhdon të ketë nëntë persona aktivë me COVID-19, derisa janë shëruar 63 persona.

Të lidhura

None found

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës Petrit Loci tha për KosovaPress, se nuk kanë raste të reja tashmë dy javë, ndërsa theksoi se po rritet numri i personave të shëruar.

“Kemi kaluar më shumë se dy javë që kemi hyrë në një qetësi relative ashtu ta them dhe fatmirësisht përkundër testimeve të shumta të cilat janë bërë në qytetin e Pejës dy javët e fundit, ritestimeve situata qëndron e mirë, nuk kemi raste të reja të cilët rezultojnë pozitiv me COVID-19. Ndërsa, jemi duke u marrë me rastet të cilat kanë qenë aktive dhe nga dita në ditë po rritet numri i të shëruarve në krahasim me numrin e të prekurve”, tha ai.

Komuna e Pejës ka pasur 74 persona me COVID-19, prej të cilëve dy kanë vdekur, 63 janë shëruar, ndërsa nëntë persona vazhdojnë të jenë aktiv me koronavirus.

“Në tërë territorin e Komunës së Pejës kemi 74 persona të prekur, prej të cilëve janë dy të vdekur, 63 të shëruar dhe nëntë vazhdojnë të jenë aktiv që besojmë brenda disa ditëve do të rezultojnë si negativ dhe të shërohen. Çka do të arrinim kulmin e shërimit të të gjithë pacientëve të prekur dhe besojmë që mos të kemi raste të reja në ditët që na presin…Gjendja në përgjithësi ka qenë e gjithë të prekurve në Komunën e Pejës në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma të theksuara me përjashtim të disave që kanë qenë të shtruar në Klinikën Infektive në Prishtinë, por edhe ata tani janë të liruar dhe janë duke u trajtuar në vetizolim në shtëpitë e tyre në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ai.

Përkundër që Peja për dy javë nuk ka raste të reja me COVID-19, Loci thotë se lehtësimi i masave duhet të bëhet në mënyrë graduale.

“Unë nuk jam ithtar i asaj që të shkohet më shpejt se që parashohin ekspertët e fushës në IKShPK. Ata bëjnë vlerësimin e nevojshëm në bazë të gjendjes në përgjithësi në tërë territorin e vendit. Ne jemi pro asaj që të shkohet me hapa ashtu siç i ka ndjekur deri më tani Ministria e Shëndetësisë dhe që të mos ngutemi për shkak se kjo gjendje e mirë të vazhdojë edhe më tutje, e mos të na kthehet në bumerang, në favor të COVID-19”, u shpreh ai.

Komuna e Pejës ka 74 persona me COVID-19, ndërsa në nivel vendi numri ka shkuar në 1 mijë e 32 raste, me 29 vdekje.

të fundit

Dokumentet/ Ministria e Infrastrukturës ndryshon fshehtas projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit. Reagon BERZH

Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të…

10 minutes ago

VIDEO/ Protestuesit në Manëz hodhën vezë drejt makinës së Edi Ramës

Një grup protestuesish kanë pritur kryeministrin Edi Rama në zonën e Manëzit, teksa ky i fundit po udhëtonte drejt Gjirit…

14 minutes ago

Përplasje e fortë në rrugën e Arbrit, disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit. Dy automjete mësohet se janë përplasur…

15 minutes ago

Asambleja zhvillohet me dyer të mbyllura, Rama dyfishon drejtuesit politikë në qarqe; kush do të drejtojë Tiranën

Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që…

15 minutes ago

Rama closes the doors of the Socialist Party Assembly and removes Veliaj from his role as Tirana political leader

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po zhvillohet këtë të shtunë në resortin në Gjirin e Lalëzit, ku janë mbledhur ministrat,…

20 minutes ago

SDSM: Macedonia ranks near the bottom for GDP per capita; what “strong economy” is Mickoski claiming?

Maqedonia renditet e 41-ta midis 48 ekonomive evropiane sipas produktit të brendshëm bruto (PBB) të parashikuar për frymë për vitin…

20 minutes ago