Anëtari i kryesisë së PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë se nuk do të nënshkruajë mocionin e nisur nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Megjithatë ka thënë se nëse vjen në Kuvend, do ta shqyrtojnë votimin e këtij mocioni.
Gashi ka thënë në RTV Dukagjini se Qeveria Hoti është pasuese e Qeverisë Kurti dhe se e konsiderojnë si të dëmshme.
Mocionin e VV-së, Gashi e vlerëson jo të qëlluar dhe aspak të sinqertë.
Ai dyshon edhe në qëllimin e këtij mocioni, duke thënë se përmes tij VV-ja po synon t’ia zgjasë mandatin qeverisë Hoti, pasi që nuk i ka 61 vota.
Gashi thotë se askush nga PDK nuk ka thënë se nuk e rrëzon qeverinë por sipas tij mënyra e sjelljes së LVV-së ndaj PDK-së nuk është e duhura.
“E para LVV duhet të tregojë para elektoratit të vet se çfarë ka ndodhur me vijat e kuqe që ajo kishte vendosur në fushatë ndaj PDK-së. E dyta Vetëvendosje duhet të tregojë se a i ka parimet e njëjta se në kohë pandemie nuk duhet të rrëzohen qeveritë. A e ka ndryshuar ajo këtë standard apo varësisht nga pozicioni i saj vendosen parimet”.
Deputeti i PDK-së thotë se LVV nuk po tregon se si do t’i sigurojë votat tjera për rrëzimin e qeverisë.
“Dihet se nëse dështon mocioni edhe gjashtë muaj tjerë nuk mund të ngrihet mocion tjetër ndaj qeverisë. Nëse nuk janë 61 vota s’ka se si të niset mocioni pasi dështon votimi. Ne po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe për gjashtë muaj”, tha ndër të tjera Kujtim Gashi.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…