Categories: Uncategorized

Pas Shqipërisë, paratë ruse synojnë sektorë strategjik edhe në Kosovë

Kosova është në një moment kyç tani kur po negocionet me Serbinë, ndërsa influenca ruse duket se nuk po mjaftohet vetëm në aspektin diplomatik por edhe në atë financiar.

Madje, siç mëson Albeu.com dhjetra milion euro të gjeneruara nga bankat ruse duket se janë bërë gati për një investim në sektorin strategjik të telekomunikacionit në Kosovë.

Të lidhura

None found

Redaksia e Albeu.com në Kosovë mëson se në fokus është blerja e kompanisë së njohur “IPKO” dhe interes për këtë ka shprehur një konglomerat kompanish me qendër në Bullgari që është përfolur më parë nëmedia për lidhje të dyshimta me bankat ruse si edhe mafian bullgare.

Bëhet fjalë për biznesmenin bullgar Spas Roussev, i cilësuar si një ndër personat më të pasur në Bullgari, i cili pas Shqipërisë synon të shtrijë ndikimin e tij edhe në Kosovë.

Në vitin 2015 ai bleu “Telekom Bulgaria-n”, periudhë në të cilën Organizata për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin (kliko per linkun) publikoi lidhjet e tij me financimet nga bankat ruse si edhe disa personazhe të njohur të mafias bullgare.

Kosova duket se është destinacioni tjetër i fondeve të influencuara nga Rusia në trevat shqiptare pas blerjes së një tjetër kompanie të telekomunikacionit në Shqipëri.

Më shumë se një vit më parë, Spas Roussev bleu bashkë me biznesmenin shqiptar Elvin Guri kompaninë “Telekom Albania”. Aktualisht, biznesmeni bullgar ka maxhorancën e aksioneve në kompaninë “Telekom Albania”.

Në atë periudhë, media shqiptare publikoi detaje nëlidhje me transaksioni e dyshimtë për shitjen e kompanisë “Telekom Albania”.

Telekomunikacioni konsiderohet si një sektor strategjik nga shtetet dhe rrjedhimisht qeveritë tregohen të kujdesshme kur lejojne futjen e kompanive të caktuara në këtë treg për shkak të të dhënave shumë sensitive që ato administrojnë si dhe rrezikun e përgjimeve të paautorizuara dhe ilegale të abonentëve të tyre.

Kështu, pasi shtiu në dorë të dhënat e abonentëve të kompanisë së dytë të telefonisë celulare në Shqipëri, paratë ruse synojnë të shtijnë në dorë edhe të dhënat e abonentëve të IPKO-s në Kosovë.

Miliarda nga shqiptarët me përgjysmim taksash

“Telekom Albania” u kthye në qendër të vëmendjes së shqiptarëve në shkurt të vitit të shkuar kur shpërndau rreth 250 milion euro divident mes aksionërëve duke paguar vetëm gjysmën e tatimit mbi fitimin.

Ishin fitime të realizuara nga kompania ndër vite, për të cilat nuk ishte paguar ende tatimi mbi dividentin për shkak se ai nuk ishte shpërndarë.

Por çfarë ndodhi?

Më herët, qeveria shqiptare miratoi disa ndryshime ligjore duke i lejuar kompanive që të paguanin jo 15 për qind tatim mbi dividentin por vetëm 8 për qind për fitimet e realizuara në vitet e mëparshme.

Kështu, nga 37.5 milion euro taksa që duhej të paguante kompania “Telekom Albania” për fitimin ndër vite në Shqipëri, pagoi vetëm 20 milion euro dhe iu falën përmes ndryshimeve ligjore 17.5 milion euro, para që mund të përdoreshin për të shtruar rrugë, rregulluar shkolla, apo qoftë edhe si ndihmë financiare ndaj familjeve në nevojë. /albeu.com/

të fundit

Emri Nissan Patrol rikthehet në SHBA pas më shumë se pesë dekadash

Emri legjendar Nissan Patrol po rikthehet në tregun amerikan, por këtë herë në një formë paksa ndryshe. Kompania japoneze ka…

2 minutes ago

LSDM: Inflacioni dhe shpenzimet në rritje po rëndojnë jetesën e qytetarëve

Inflacioni po rritet përsëri. Enti Shtetëror i Statistikave regjistroi një rritje të kostos së jetesës në tetor të këtij viti,…

9 minutes ago

Gashi: The EU was unfair to North Macedonia; constitutional amendments must not become an interethnic issue

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi thekson se stabiliteti dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend duhet të ruhen me çdo…

12 minutes ago

Robert Duka’s dark past: 50-year-old escaped from prison in Greece in 2016; robberies totaled €1.2 million

Robert Duka, rezulton të ketë një të kaluar kriminale edhe në Greqi. Në vitin 2010, ai ishte arrestuar së bashku…

12 minutes ago

Nvidia chief’s relationship with businesswoman suspected of Chinese espionage raises US security concerns

Skandali që përfshin drejtuesin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një grua që agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se është…

13 minutes ago

China posts record $1.04 trillion trade surplus in 10 months, driven by demand for technology

Kina ka regjistruar një suficit tregtar rekord prej 1.04 trilion dollarësh në 10 muajt e parë të vitit 2026, duke…

13 minutes ago