Krasniqi theksoi se inicimi i mocionit të mosbesimit në këtë periudhë është veprim i gabuar.
Besimin që ia dha më 3 shkurt të këtij viti, Kuvendi i Kosovës qeverisë Kurti për të udhëhequr ekzekutivin, ia mori mbrëmë para mesnate duke e rrëzuar atë. Më 82 vota për, Kuvendi i Kosovës votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Kosovës, të iniciuar nga partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës. Qeveria tani është në detyrë dhe pritet që presidenti i vendit të procedojë tutje, duke i ftuar partitë politike që janë pjesë e Kuvendit për të gjetur mundësinë e krijimit të një qeverie e re, apo shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
E meqenëse edhe në Kosovë, sikur në të gjithë botën është përhapur virusi COVID-19 dhe vendi ndodhet në gjendje emergjente shëndetësore, mbajtja e zgjedhjeve në këtë kohë nuk parashihet si opsion i afërt, veçse krijimi i një qeverisë gjithëpërfshirëse apo teknike.
Qeveria Kurti, e c ila u shkarkua nga Kuvendi i Kosovës, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e një qeverie të re, e cila do të bëhet qoftë nga zgjedhjet e reja apo përmes formimit të saj brenda legjislaturës ekzistuese.
Albert Kransiqi nga Demokracia Plus, shpjegoi për mundësitë kushtetuese që parashihen nga ana e presidentit në situata të tilla.
Ai tha se presidenti mund të fillojë menjëherë procedurat për të gjetur një kandidat të ri për të nominuar për kryeministër, e që së pari këtë duhet ta kërkojë nga Lëvizja Vetëvendosje, si partia e dalë fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ai shtoi sse nëse Lëvizja Vetëvendosje e dërgon një kandidat të ri dhe gjen mbështetje prej shumicës së deputetëve, atëherë mund të vazhdojë mandatin e mbetur. Tjetër mundësi që presidenti e ka para vetes, Krasniqi tha se është shpërndarja e Kuvendit përmes dekretit.
Megjithatë, Krasniqi theksoi se inicimi i mocionit të mosbesimit në këtë periudhë kritike për vendin ishte veprim i gabuar. Sipas tij, është dashur të pritet të kalojë emergjenca shëndetësore dhe pastaj partnerët të provojë të gjejnë zgjidhje apo edhe të prishin koalicionin.
Ndërsa, analisti politik, Ramush Tahiri e sheh të mundshme formimin e një qeverie të re nga LDK, në bashkëpunim me Aleancën dhe Nismën.
Pasi Kuvendi rrëzoi mbrëmë qeverinë Kurti, kryeministri njoftoi se ka liruar nga detyra vartësin e tij të parë, që ishte nga LDK, Avdullah Hotin.
Ndërsa sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat nga detyra e tyre në qeverinë që ai e ka quajtur në dorëheqje.
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus u shpreh se ministrat e LDK-së dhe Vetëvendosjes duhet të ruajnë frymën e bashkëpunimit në mes vete dhe të i sigurojnë një kontinuitet të qeverisë, dhe funksionalitet të saj, sepse në të kundërtën dëmtohen qytetarët në këtë kohë pandemie.
Ai tha se veprimi i Kurtit për të shkarkuar Hotin ishte i pamatur. Sot, një ditë pas rrëzimit të qeverisë, kryeministri Albin Kurti shkroi se do të vazhdojnë punën e tyre, meqë siç shkroi ai, janë qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.
Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin u luhat për shkak të mos pajtimeve që ka pati me partnerin e koalicionit, LDK-në, lidhur me taksën 100%.
Problemet në mes tyre u theksuan edhe më shumë me veprimin e Kurtit, i cili shkarkoi nga posti i ministrit të Brendshëm, Agim Veliun e LDK-së. Kjo rezultoi me inicimin e një mocioni të mosbesimit nga LDK-ja, që më 25 mars u votua me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim.
Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…