Categories: Uncategorized

Pas rastit të 77-vjeçarit me koronavirus izolohet krejt fshati Stubëll, 15 punëtorë shëndetësorë në karantinë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti thotë se fshati Stubëll është izoluar si rezultat i paraqitjes së koronavirusit tek një burrë 77-vjeçar.

Haliti thotë për express se “Fshati Stubëll është izoluar komplet. Gjithashtu kemi bërë kërkesë të izolohet edhe familja e 77-vjeçarit i cili aktualisht gjendet në Prishtinë”.

Tutje, Haliti ka kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët e shëndetësisë me masa mbrojtëse ndaj virusit.

“Aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë. Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët te shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera, pasi që nuk kanë”, ka thënë Haliti.

Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, është deklaruar edhe Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli, e cila mëngjesin e sotëm i ka urdhëruar stafin mjekësor që e kanë trajtuar 77-vjeçarin dhe që kanë pasur kontakt me ambientin ku ai ka qëndruar, që të mos dalin nga objekti i QKMF-së.

të fundit

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Beqarë të këtyre dy shenjave, një takim i jashtëzakonshëm mund t’jua kthejë jetën përmbys

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…

39 minutes ago

FOTOLAJMI/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

42 minutes ago

Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…

1 hour ago

Ministrja virtuale “Diella” ndez debat: A po shkelet Kushtetuta?

Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…

1 hour ago

VIDEO/ Debutim ëndrrash për ish-lojtarin e Interit, festë me shqiponjë në Francë për të përshëndetur partneren e tij

Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas gjuajtjes me kokë në…

2 hours ago

“Kur u ndava për herë të fundit, më kërkuan një darkë”/ Letra e babait që humbi dy vajzat në aksidentin tragjik: L*ftuan të shpëtojnë vëllanë e sëmurë

Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të…

2 hours ago