Categories: Uncategorized

Pas marrëveshjes me Serbinë, Hoti takohet me sekretarin Pompeo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin bisedoi për marrëveshjen e arritur me Serbinë për normalizim të raporteve ekonomike.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, Pompeo e ka uruar kryeministrin Hoti për këtë marrëveshje, e cila u nënshkrua të premten, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Të lidhura

None found

“Sekretari Pompeo theksoi gatishmërinë e SHBA-së për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, kryeministri Hoti gjatë këtij takimi, ka thënë se marrëveshja e arritur për normalizimin ekonomik “theksoi gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve”.

Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë parashikon bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore. Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Ndërkaq, Kosova sipas marrëveshjes, po ashtu është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

10 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

12 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

17 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

19 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

21 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

23 minutes ago