Categories: Uncategorized

Parandalimi i koronavirusit, rritet çmimi i maskave dhe dezinfektantëve (VIDEO)

Frika nga koronavirusi ka bërë që qytetarë të shumtë të drejtohen farmacive për të siguruar maska apo dezifektantë por janë përballur me rritjen e çmimit të tyre.

RTV Dukagjini ka hulumtuar tregun, duke konfirmuar këtë në teren.
Derisa nuk pranuan të flisnin për produktet farmaceutike mbrojtëse ndaj koronavirusit si maska dhe produkte të ndryshme dezinfektuese, RTV Dukagjini, ka pyetur se sa janë çmimet për to.

Të lidhura

None found

Biseda
Gazetarja: Desha ta shoh çfarë lloje të dezinfektuesve ka?

Farmacistja: Ja këto.

Gazetarja: Sa kushton?

Farmacistja : 5 euro

Gazetarja:A ka ndërruar çmimi javës së fundit?

Farmacistja: Jo këto janë me këtë çmim

Gazetarja: Lloje tjera s’ka a?

Farmacistja: Jo për momentin, përveç kësaj sasie, nuk kemi tjera.

Furnizuesi: Merre se më nuk gjen, të tregoj unë, i gjeta pak paqeta, nuk gjen hiq as ndër 5 as ndër 7 euro. Veç sa erdha prej Gjermanisë, 17 e 80 cent një që ka kushtuar 1 e 70 cent.

Gazetarja: U rrit çmimi?

Furnizuesi– Tmerr

Gazetarja: E prej cilës depo jeni duke i marrë?

Furnizuesi – S’ka në depo hiç, askush s’ka

Gazetarja: E alkool, çfarë alkoole?

Farmacistja – Alkoolet nesër vijnë

Gazetarja: E s’ka hiq a?

Farmacistja– Nesër vijnë

Furnizuesi : O krejt çka ka, që ka të bëjë me pastrimin, me dezinfektimin krejt janë duke u zhdukur, si po vijnë po shkojnë.

Gazetarja: E çmimi, më duket javën e kaluar ka qenë ma lire?

Furnizuesi – Këta a? Këta nuk e kemi pasur, ky është një lloj tjetër, ja duke ua dërguar tjerave barnatore jam. Se nuk ka , edhe gjysmë litre nuk është aq shtrenjtë

Gazetarja: A është shkaku i panikut, që janë duke i rritur?

Furnizuesi– Po de, kah 2 euro janë duke i shitur disa më të vegjël, ka 100 ml.

Drejtori i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovës, përmes një përgjigje elektronike potencoi se ngritja e çmimeve çon në dëmtim të shëndetit publik.

“Sa i përket rritjes së çmimeve të produkteve për mbrojtje nga koronavirusi, konsiderojmë se kjo ngritje çmimeve është në kundërshtim me masat mbrojtëse që janë caktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi që ndikon negativisht në mbrojtjen e qytetarëve nga kjo sëmundje”, deklaroi për RTV Dukagjinin Besim Kodra.

Përkundër kësaj, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës u bëri thirrje të gjithë farmacistëve që përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me klientët, t’i këshillojnë ata në lidhje me virusin dhe produktet mjekësore.

“Farmacistët të marrin masa dhe të bëjnë edukim të vazhdueshëm të pacientëve. Është shumë e rëndësishme që të mos jepen produkte medicinale që janë të panevojshme për pacientët”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arianit Jakupi.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë të mbajtur me 11 mars, përkatësisht në pikën e fundit thuhet se “Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi”./RTV Dukagjini

të fundit

Pirlo në krye të listës për kombëtaren italiane, Maldini e konsideron zgjedhjen ideale

Andrea Pirlo është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë, pas emërimit të Paolo Maldinit…

58 minutes ago

Liverpooli gati të subvencionojë pagën e Slotit për ta sjellë në krye të Holandës

Liverpooli është i gatshëm ta ndihmojë Arne Slotin të marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës, duke mbuluar një pjesë të…

2 hours ago

Terry: Bellingham po dominon si Zidane dhe po mbart mbi supe shpresat e Anglisë

Legjenda e Anglisë, John Terry, ka bërë një krahasim të madh për Jude Bellinghamin, duke thënë se mesfushori i Real…

3 hours ago

Mesazh sfidues nga Rabiot: Franca më e fortë se kurrë, pa frikë ndaj Spanjës

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, ka dërguar një mesazh të fortë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës,…

3 hours ago

Pushimet e hidratimit, burimi i ri miliardësh i FIFA-s – revolucioni që po ndryshon futbollin

Revolucioni më i madh i Kupës së Botës 2026 nuk ka të bëjë me formatin e ri të garës apo…

4 hours ago

Sara Mila: PS and Rama Will Not Resign, Everything Is Going Well, We Are Heading Toward the EU

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka deklaruar se Rama nuk e ka fare ndërmend dorëheqjen dhe se po integron…

4 hours ago