Categories: Uncategorized

Pandev i entuziazmuar para ndeshjes me Kosovën: Shansi im i fundit, po digjemi nga dëshira për të fituar

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka qenë në konferencë për shtyp para sfidës me Kosovën, që zhvillohet nesër nga ora 20:45.

Pandev tha qartë se kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tij të shkëlqyeshme.

“Së pari, unë dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më ndihmuan të arrij këtu. Dëshira ime, federata dhe ambasada e Maqedonisë në Itali kishin një dëshirë të madhe për të ardhur këtu dhe në fund ia dolëm. Ne jemi duke u përgatitur si për të gjitha ndeshjet e tjera. Do të jetë për të ardhur keq që nuk do të ketë tifozë dhe që të dy ekipet kombëtare nuk janë të kompletuara. Ne sigurisht që shpresojmë të fitojmë”, vijoi ai.

“Ndeshjet në fanellën e klubit dhe këto në ekipin kombëtar, për mua ky është shansi i fundit për t’u kualifikuar me Maqedoninë në Kampionatin Evropian. Emocionet janë sigurisht këtu, nëse nuk do të ishin ato do të kishin dalë në pension deri tani. Ne duam ta bëjmë të lumtur popullin maqedonas në këto ditë të vështira”, tha Pandev.

“Ne duhet të hyjmë me kokë të ftohtë, kemi shumë lojtarë që kanë luajtur ndeshje të rëndësishme. Ne të gjithë po digjemi nga dëshira për të fituar këtë ndeshje”.

Disa faktorë e ndihmuan Pandev të merrte pjesë në këtë takim.

“Më meritorët për mua këtu janë trajneri, federata, ambasada jonë maqedonase në Itali, si dhe njerëzit në klubin tim. Të gjithë në klub e dinë se çfarë do të thotë kjo ndeshje për mua, prandaj më ndihmuan. Unë dua t’u dërgoj një mesazh disa njerëzve të cilët as nuk dërguan një mesazh për të pyetur se si është Goran, a do të luajë ai në këtë ndeshje”, përfundoi ai.

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

11 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

21 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

43 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

1 hour ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

2 hours ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago