Categories: Uncategorized

Pandemia e koronavirusit, në Kosovë mbi 37 mijë persona pa punë

Instituti GAP ka analizuar ndikimin e hershëm të pandemisë COVID-19 në tregun e punës si dhe ndikimin e masave intervenuese të qeverisë në zbutjen e rreziqeve të papunësisë.

Ky raport tregon se si përhapja e pandemisë në Kosovë, e shoqëruar me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mbylljen e shumë veprimtarive afariste, pati një ndikim të menjëhershëm në tregun e punës.

Të lidhura

None found

Sipas GAP vetëm në muajin prill janë regjistruar gjithsej 32,377 punëkërkues të rinjë, duke bërë që numri i përgjithshëm i punëkërkuesve në Agjencinë e Punësimit të shkojë në 37,392 në katër muajt e parë të vitit 2020. Një pjesë e madhe e tyre (16,820) janë gra. Marrë parasysh pjesëmarrjen shumë të ulët të aktivitetit ekonomik të grave dhe barrierat tjera në punësim, shkalla e papunësisë në mesin e grave mund të rritet edhe më shumë.

“Të dhënat nga Administrata Tatimore e Kosovës tregojnë se industritë të cilat punësojnë më së shumti punëtorë në Kosovë – ajo e tregtisë me shumicë e pakicë, e ndërtimtarisë dhe industrisë përpunuese, shënuan rënie të madhe të punëtorëve gjatë periudhës janar-mars 2020. Përderisa në mars të vitit 2019 në industrinë e tregtisë me shumicë e pakicë punonin rreth 80 mijë persona, në mars 2020 ky numër ra në rreth 43 mijë. Edhe numri i kontributpaguesve në Fondin Pensional të Kosovës (Trust) ka shënuar ulje prej rreth 20% në shumicën e komunave të Kosovës”, thuhet në raportin e GAP.

GAP tutje ka analizuar se me gjithë lehtësimin e masave kufizuese dhe hapjen graduale të veprimtarive biznesore, raporti vjen në përfundim se tregu i punës nuk mund të kthehet menjëherë në situatën e para-pandemisë. Kjo për shkak se jo të gjitha veprimtaritë ekonomike që do të hapën do të kenë kërkesën e njëjtë për ofrim të mallrave apo shërbimeve si dhe për shkak se bota e pas-pandemisë mund të kërkojë veprimtari dhe shërbime të reja ekonomike të cilat kërkojnë edhe shkathtësi të reja.

“Andaj, pa një plan gjithëpërfshirës të rimëkëmbjes ekonomike numri i të pa punëve mund të rritet edhe më shumë në muajt në vijim”, thuhet në raportin e GAP.

të fundit

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke…

13 minutes ago

Parashikimi i motit 9 Nëntor 2026, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…

28 minutes ago

Volkswagen shënon humbje prej një miliard eurosh në tremujorin e tretë

Një zhvlerësim prej disa miliardë eurosh i Porsche-s, biznesi i dobët në Kinë dhe kostot e ristrukturimit e çuan Volkswagen-in…

31 minutes ago

Kosovo Assembly Presidency meets to set the agenda for the plenary session

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

39 minutes ago

Four parliamentary committees to meet on Monday

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…

39 minutes ago

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për të caktuar çështjet e seancës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

43 minutes ago