Categories: Uncategorized

Pacientët me Covid-19 të pakënaqur me stafin shëndetësor në QKUK

Pacientë të shtrirë me Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare, po shprehen të pakënaqur me trajtimin që po u bëhet ditëve të fundit nga stafi shëndetësor.

Derisa po dyshohet se gjatë mbrëmjes, katër persona kanë vdekur si shkak i problemeve me aparaturave të oksigjenit.

G.A tregon për KosovaPress, se që nga e hëna nëna e saj është konfirmuar me Covid-19. Në kushte anonimiteti ajo rrëfen se përkujdesi shëndetësor është minimal, dhe se dje gjatë ditës u kanë thënë që ka mungesë oksigjeni, ku të gjithë pacientët në një dhomë mbrëmë kishin qëndruar me një bocë oksigjeni.

“Nëna ime që nga e hëna është e shtrirë në Klinikën e Pulomologjisë. Gjendja e saj shëndetësore ka qenë e rënduar e sidomos frymëmarrja. Pas pranimit (edhe pse në Klinikë është pranuar me vështirësi edhe përkundër gjendjes së përkeqësuar dhe dërgimit të saj me ndihmë të shpejtë duke i thënë se nuk ka vend). Trajtimi nuk është në nivelin e duhur. Ndoshta në mungesë të stafit. Ia dërgojnë tri doza për infuzion të cilat duhet të ndërrohen njëra pas tjetër por, as ato nuk ka kush tua ndërroj derisa gjaku u rrjedh nëpër duar”, tregon ajo për KosovaPress.

Ndër të tjera, ajo thotë se edhe familjarët tjerë kanë pasur simptoma, por që të njëjtëve nuk iu është bërë testimi për Covid-19.

“Edhe babi im ka qenë me kollë, dhimbje gjoksi, ethe dhe temperaturë. Po nuk ia kanë ba testin. Madje kur ka kërkuar që t’i bëhet testi, përgjigja e tyre ka qenë kjo gëzohu qe po ia bëjmë gruas tënde”, tregon ajo.

Madje mbrëmë, G.A ishte informuar nga nëna e saj që iu është kërkuar nga stafi shëndetësor ta ruajnë oksigjenin.

“Dje datë 04.07.2020 gjatë bisedës telefonike që kisha me nënën më tregoj se ju kanë thënë që ta ruajnë oksigjenin gjatë ditës sepse nuk ka oksigjen gjatë natës për shkak të mungesës se tij. Ne një dhome gjitha natën pacientet kanë qenë vetëm me një bocë të oksigjenit”, shton ajo.

G.A nga Prishtina thotë se për nënën e saj e cila është e shtrirë nga e hëna në Pulmologji, po përkujdeset motra, pasi siç tregon ajo stafi nuk “t’i lëshon as sytë”.

“Fatkeqësisht nuk kam pas mundësi t’i shoh këto gjera, por motra ime dhe nëna që tregojnë. Edhe pse me Covid aty duhet të qëndroj dikush i familjes të përkujdeset për ty sepse nga mjeket dhe stafi tjetër askush nuk t’i lëshon sytë”, shprehet ajo.

Forca të shtuara të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë vendosur mëngjesin e sotëm para Klinikës Infektive në QKUK.

Mëngjesin e së dielës policia kishte bllokuar hyrjet për në këtë klinikë.

Ndërkohë, që është raportuar se dyshohet për raste të reja të vdekjes se personave të prekur me Covid-19.

Kujtojmë se vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus.

të fundit

San Francisco në errësirë/ Rreth 130,000 banorë pa energji elektrike

SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale, ​​ për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.…

22 minutes ago

Alis me “Nan” triumfon në Festivalin e Këngës, artisti shkodran do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision (VIDEO)

Këngëtari shkodran Alis, ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH më këngën “Nân”, duke…

41 minutes ago

Ndahet nga jeta zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit Ismet Bellova

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20 dhjetor) u shua në moshën…

49 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 21 Dhjetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me…

1 hour ago

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…

9 hours ago

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…

9 hours ago