Categories: Uncategorized

Osmani s’përjashton kthimin në LDK

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se iniciativa e re politike të cilën ajo është duke e menduar do të jetë vetëm angazhim i përkohshëm. Ajo ka thënë se është përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përderisa nuk ka përjashtuar një rikthim në këtë parti.

Ajo ka kritikuar LDK-në duke thënë se është përjashtuar nga ata që “s’kanë mbrojtur parimet e LDK-së”. Sipas Osmanit, LDK-ja e ka dashur qëndrimin e saj vetëm në kohë zgjedhjesh.

“Unë jam përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më 21 qershor. Ky është realiteti, të cilin shumë njerëz po tentojnë ta relativizojnë. Por, e vërteta është kjo. Është e vetmja e vërtetë dhe nuk ka të vërtetë tjetër. Në daç quaje përjashtim ose lirim nga detyra apo çka të duash. Është largim. Më kanë larguar, sepse nuk e duan kontributin tim. Më kanë larguar, sepse nuk e duan qëndrimin tim, nuk i duan idetë e mia, nuk e duan prezencën time. Në fakt, ato i donin vetëm në kohë zgjedhjesh, por tash nuk po i duan më. Kështu që ka qenë vendim i tyre që të vazhdojnë rrugën që e kanë zgjedhur, që është rrugë në kundërshtim me vullnetin qytetar të 6 tetorit. Kanë zgjedhur rrugë tjetër dhe dëshirojnë ta ecin pa mua. Është rrugë e zgjedhur nga ana e tyre”, ka thënë ajo në një intervistë për REL.

Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk synon të kalojë në asnjë nga subjektet tjera aktuale. Ka shtuar se është vetëm në “fazën e diskutimeve të ideve se si do të mund të funksiononte një iniciativë e re”. Sipas saj, një iniciativë e re do të mund të bëhet vetëm me njerëz intelektualë, profesionistë e me integritet.

Ka thënë se iniciativa që ajo mund të formojë do të angazhohet “për çkapjen e shtetit, demokratizimin e vendit dhe hapjen e rrugës për profesionistët e vërtetë dhe njerëzit me integritet, që ta bëjnë këtë shtet ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë dhe ta bëjnë këtë shtet një vend me të cilin ata do të mburren, e jo një vend nga i cili dëshirojnë të ikin”.

“Unë do të pres të shoh se çka do të ndodhë në LDK përgjatë këtyre viteve. Nëqoftëse aty vërtet ka një lëvizje për reformim, i cili i sjell në pah njerëzit, të cilët e mbajnë fjalën publike, kanë përgjegjësi për fjalën publike, nuk përzihen me parti, të cilat janë shquar për krim e korrupsion, por janë vërtet të interesuar që nëpërmjet qeverisjes së pastër dhe qeverisjes vetëm me partnerë të tjerë të pastër ta bëjnë Kosovën shtet ku ka shpresë, sidomos për rininë tonë, atëherë natyrisht që unë do të rikthehem. Prandaj, edhe unë angazhimin në këto zgjedhje që mund të vijnë së shpejti, e shoh si një lloj angazhimi të përkohshëm, dhe është edhe një votë edhe për reformimin e LDK-së, sepse do të jetë një mesazh që LDK-ja vërtet duhet të reformohet, duhet të ndryshojë, duhet të hapet për njerëz të cilët e mbajnë fjalën dhe jo të konsiderohet se, ajo çka ka ndodhur prej 6 tetorit e tutje është normalitet”, ka deklaruar ajo.

“Prandaj, edhe po e them, ky për mua është një angazhim i përkohshëm me qëllim që unë t’i ndihmoj nga jashtë, të tjerët të ndihmojnë nga brenda e LDK-ja t’u rikthehet vlerave të saj të vërteta”, ka shtuar ish-nënkryetarja e LDK-së.

Osmani ka thënë se iniciativa që mund të formohet aktualisht e sheh si partner të vetëm Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani ishte përjashtuar nga pozitat udhëheqëse në LDK pas qëndrimit kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe kundër formimit të Qeverisë Hoti.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

25 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

44 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

51 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

59 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago